Të paraburgosurit e IEVP 302 në Tiranë i kanë nisur sot një letër presidentit Meta, kryeministrit Rama, dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në vendin tonë, ku iu kanë treguar kushtet sipas tyre çnjerëzore ku ata detyrohen që të qëndrojnë.
Në letrën e të paraburgosurve thuhet se ata nuk kanë as kushte më minimale të ajrimit, ndërsa shtojnë se sa herë që familjarët vijnë për ti takuar, iu duhet të kalojnë një periudhë traumatike.
Të paraburgosurit pretendojnë më tej se në shumë raste në proceset e tyre janë shkelur dhe afatet ligjore, duke i lënë ata më shumë kohë në ambientet e paraburgimit.