Tritan Shehu ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për zhvillimet e ditës së sotme sa i përket vizitës së kryeministrit të ri të Kosovës në Shqipëri, Albin Kurtit dhe deklaratat që u bënë nga Pallati i Brigadave.
Në qendër të bisedës së gazetarit, Enea Meksi me të ftuarin Tritan Shehu ishte projekti për mini-shengenin Ballkanik dhe qëndrimet që kanë mabjtur Edi Rama dhe Albin Kurti sot në Tiranë, përplasjet që kanë ndodhur sa i përket kësaj çështjeje, kush janë humbësit dhe përfituesit më të mëdhënj?!
Shehu theksoi se deklarata e sotme e Ramës, kur tha se nuk mund të ketë makro-shengen kombëtar pa minishengen Ballkanik, e ka shokuar, ndërsa argumentoi se është pikërisht shërbimi që i bëhet Serbisë dhe interesave të saj.
Na duhet shengen shqiptar dhe nuk do të ketë pa shengen ballkanik”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ju si e shikoni këtë deklaratë? Mendoni se do të ftohi marrëdhëniet mes tyre?
Shehu: Unë mbeta i shokuar nga vizita e parë e kryeministrit të Kosovës dhe mu kujtuan qëndrimet që ka mbejtur ndaj Haradinajt i cili nuk pranoi të negocionte me ata që duan ta lënë Kosovën në hije. Jugosllavia e re është plani i Vuçiç dhe për Ramën quhet Shengen. Ideja kryesore është shkëmbimi i territoreve. Ishte tragjike për mua mënyra se si u operua kjo vizitë. Shprehja e kryeministri ishte e rëndë dhe e vështirë mtë përceptohet kur tha se nuk mund të ketë bashkëpunim mes shqiptarëve pa Jugosllavinë e re. Bashkimi i shqiptarëve qartësisht do të realizohet duke qenë të gjithë ne së bashku pjesë e familjes europiane, pa kufij dhe diskriminime, e vetmja rrugë që do të shkojmë. Ky mini-shengen na çon në hapësirat e lindjes shumë larg aspiratave tona. Kjo ishte një deklaratë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe të interesave të Rajonit. Për mua ishte e detyruar nga Vuçiç dhe qarqe të tjera Lindore me të cilët duket se Rama është i lidhur kundër interesave kombëtare, dhe sot arriti në pikat më kritike dhe më shpërthyese të saj.
Hendeku mes Kosovës dhe Shqipërisë po thellohet gjithmonë e më shumë, nuk është një gjë e re, pasi fillon me taksat e larta, traun tek Rruga e Kombit, shkëmbimet tregtare të dobëta, bashkëpunimi i dobët institucional. Çojnë në këtë qëndrim dhe në këtë moment të sotëm, Rama është kryeministri i Shqipërisë dhe sjellja e tij nuk ka pse të mos depërtojë në gjithë sferat shqiptare. Po çon drejt një ulje të rolit të Tiranës për trojet shqiptare, një mungese besimi. Nuk më gëzon aspak që Ramës shpikjet e tij i kanë rënë përtokë në Kosovë dhe trojet shqiptare, por më shqetëson fakti se shqiptarët po humbin pikën e tyre të orientimit. Humbin forcën për të qenë së bashku dhe përpjekur së bashku për ëndërrën europiane.
Ne jemi e kemi qenë për marrëdhënie normale me Serbinë, por marrëdhëniet me Kosovën knuk mund të kalojnë përmes një caku për shkak të marrëdhënieve me Serbinë. Dëmtohet rëndë besueshmëria e shqiptarëve dhe e Tiranës, ata që e shikojnë me xhelozi rolin e shqiptarëve në rajon me prirje perëndimore, duan ta shkatërrojnë. Ka humbur Shqipëria rolin e liderit në Rajon duke i kaluar Serbisë dhe kjo për shkak të këtij kryeministri. Kjo e sotmja është në vazhdën e një politike të gabuar rajonale dhe kombëtare, si një dëmtim të madh të faktorit ndërkombëtar të shqiptarëve në Rajon.
Ka pasur takime mes dy qeverive, takimi i radhës do të mbahet në Shkodër. Pavarësisht këtyre deklaratave a mund të flasim për përçarje politike mes dy vendeve? Mund të bindi ndonjëri prej tyre tjetrin?
Shehu: Që Shqipëria e Kosova duhet të kenë një rrugë të përbashkët, që është përmbushja e standarteve europiane, nuk ka asnjë dyshim. Është pozitive mbledhja e përbashkët. Por unë e shikoj këtë mbledhje si formalizëm. Kur kryeministri thotë se nuk mund të ketë bashkëpunim të shqiptarëve pa Jugosllavinë e re, është e papranueshme. Duan ta mbajnë Shqipërinë të lidhur përmes mini-shengenit, por përpiqen të frenojnë integrimin e Shqipërisë, dhe këto janë forca të treta që kanë interesat e tyre. Nuk kanë për qëllim përmbushjet e standarteve të Bashkimit Europian.
Rama ka folur për një përshpejtim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa Kurti tha se ka nevojë për një rifillim…
Shehu: Është çështje këndvështrimesh nga njëra anë. Treshja Rama-Vuçiç-Zaev i shkatërruan marrëdhëniet me Kosovën, dhe jam i bindur se Kurti do të rikthejë marrëdhëniet dhe forcimin e tyre të domosdoshme, legjitime. Kur sot kam dëgjuar atë deklaratë kam mbetur i shokuar. Mua Vuçiç nuk më shqetësun, ka interesat e vendit të tij. Më shqetëson pozicioni i kryeministrit shqiptar dhe presidentit të Kosovës që kthehen në tellall të Vuçiç. Problemin të mos e kërkojmë tek Vuçiç por tek Vuçiçët që janë këtu dhe në Kosovë që dëmtojnë integrimin dhe marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.
A mund të ketë një hap pas për minishengenin nga Kurti ose nga Rama?
Shehu: Mjaftojnë të shkojnë sinkron me interest kombëtare, rajonale dhe integruese. Patjetër që do të jemi të hekurt në mbështetje. Ndryshe, kjo është një iniciativë e Jougosllavisë së madhe me Serbinë brenda.
(F.GJ/FAXWEB.AL)