Ditën e sotme djali i Kreut të Bashkisë së Tiranës Veliaj, Kajan ka mbushur 6 muaj që ka ardhur në jetë.
Pas urimit të ndjerë në Instagram të nënës së tij, Ajolës, pëmes një pasazhi nga “Princi i vogël”, edhe Veliaj i ka bërë një dedikim djalit të tij. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale ku shihet duke luajtur me djalin e tij, Veliaj shkruan krahas saj:
“Me shokun e ngushtë, Kajan. 6 muaj”.
Ajo çka bie në sy është se edhe në këtë imazh Kryetari i Bashkisë është kujdesur të mos ekspozojë fytyrën e djalit të tij. Çifti është lidhur në martesë në vitin 2014 dhe Kajan është fëmija tyre i parë.