21:44 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më shpëto nga ujërat e zeza, ose do vdes”, invalidi nga Pogradeci ulet gjunjë para Ramës

19:03 | 29/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më shpëto nga ujërat e zeza, ose do vdes”, invalidi nga Pogradeci ulet gjunjë para Ramës

Kryeministri Edi Rama vijon turin nëpër Shqipëri për dëgjesat publike me qytetarët. Këtë radhë ai është ndalur në qytetin e Korçës, ku më së shumti qytetarët janë ankuar për problemet me pronat.

Mirëpo në këtë takim, ka përfituar të rrëfejë hallin e tij edhe një qytetar i Pogradecit, i cili ishte  invalid i grupit të dytë.

Qytetari tregon se kishte bërë dy herë transplant veshke, iu ul në gjunjë Ramës që t’i japte zgjidhje problemit të ujërave të zeza në zonën ku jeton.

Kjo sepse sipas tij ky ishte shkaku i sëmundjes që mund t’i shkaktonte atij edhe jetën.

“Jam qytetar i Pogradecit, jam invalid i grupit të dytë.Bëj dializë. Kam bërë dy transplante veshke. Kam një problem shumë të madh. Për herë të parë dua t’iu bëj një falenderim për personat që bëjnë dializën në Korçë, ua çove aparatet, bravo ju qoftë! Ju përgjerohem.

E di vetë se çfarë do të thotë dializë, më falni për dridhjen sepse edhe ilaçet që marr janë të atilla që na japin dridhje dhe emocione. E di vetë, në 2004 kam filluar dializën, në 2005 kam shitur shtëpinë dhe kam bërë transplant në Greqi, ma ka dhënë veshkën babai. Pas 6 vitesh më është prishur. Sapo mbylla vitin, me 3 korrik kam bërë vitin, që kam bërë transplantin e dytë. Ju lutem shumë, kjo është përgjegjësi e bashkisë Pogradec jam shumë i vetëdijshëm.

Ujërat e zeza i kemi si mos më keq, nuk jam vetëm unë, por mua më djeg më shumë nga të gjithë për arsye sepse unë po arrita të marr një mikrob, larg qoftë, mua më ikën veshka dhe nuk kam më një shans të dytë në jetën time. Ju lutem, ju lutem, ju përgjërohem prapë. E di që është përgjegjeësi e bashkisë së Pogradecit, por nuk kam ku të ankohem.

Para një viti kam vajtur dhe jam ankuar atje më kanë thënë nuk kemi fonde.Kam bërë tre operime të tjera dhe nuk kam më mundësi. Kam vënë në dijeni dy deputetët e zonës së Pogradecit para një jave, 10 ditësh. Ju lutem shumë.”, janë fjalët e qytetarit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramaqytetari
Pas

“ Sa herë e ke veshur bluzën e kombëtares?”, qytetarja nga Korça e zë ngushtë Ramën

Para

Trageti i linjës Ankona-Durrës prishet në lundrim, qindra pasagjerë të bllokuar në det

Para
Trageti i linjës Ankona-Durrës prishet në lundrim, qindra pasagjerë të bllokuar në det

Trageti i linjës Ankona-Durrës prishet në lundrim, qindra pasagjerë të bllokuar në det

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.