Ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro po jep shpjegime në seancën dëgjimore për ndëtimin që po bëhet në Butrint.
Gjatë seancës dëgjimore, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, ka shprehur shqetësimin për projektin dhe i’u drejtua ministres Kumbaro duke e pyetur se si i shpjegonte ajo tullat dhe llaçin në Butrint.
Në lidhje me këtë pyetje Kumbaro u përgjigj se nuk bëhet fjalë për ndërtim por një rehabilitim të një objekti që ka ekzistuar që në vitin 1975.
Kumbaro tha se objekti ishte kthyer në pisllëk dhe apak i përshtatshëm për turistët, ajo tha se nuk bëhet fjalë për një ndërtesë të re, ndërsa shtoi se aty ku janë materialet e ndërtimit po shtrohet çakull dhe zhavor.
“Bëhet fjalë për një ndërtesë objekt ekzistues, që është ky këtu (tregon foton) një objekt i vogël 56 metër katrorë, i ndërtuar në 75-ën që ka shërbyer herë si vend qëndrimi herë si kafene, por ishte më shumë një vend pisllëku, nuk ndodhet brenda itinerarit të turistëve por është i mbuluar nga një kurorë pemësh dhe ishte i mbushur me plehra, ishte e papranueshme. Kemi patur kërkesa për ndërtimin e objekteve të ndryshme për 1 vit e gjysmë për këtë për ndërtimin e godinave të ndryshme, kafene e tjerë dhe janë refuzuar”, tha Kumbaro.
Vokshi: Është muri prehistorik aty
Pozicioni është ai që ka qenë i godinës në lidhje me murin , godina është aty pa i shtuar asnjë volum as anash as kudo, rehabilitimi i kësaj ndërtese konsiston në ligj, konsiston në përmirësimin e infrastrukturës.
Është me dru dhe xham, janë materiale të lëvizshme
Vokshi: Betoni, si e shpjegon betonin?
Kumbaro: A më pyete për projektin
Vokshi: Ma shpjego tullën, llaçin, neni nuk e lejon betonin në zona arkelogjike të kategorisë “A” është i ndaluar me ligj.
Kumbaro: Unë do t’ju kërkoj një gjë, e lexuat ligjin që nuk lejohet por lejohet rehabilitimi, kam foto të të gjitha proceseve ditë për ditë. Aty ku janë materialet e ndërtimit shtrohet çakull dhe zhavor. Ligji lejon ndërtimin e një platforme ku nuk duhet gërmuar themeli.
Shtrohet shtesa e zhavorit, anash një rrjete e lëvizshme, kemi një platformë shumë të vogël me xham dhe tel hekuri të lëvizshme dhe që nuk hyn në themel, e lejuar me ligj, ligji ndalon gërmimet. (B.H/Shuplaka)