21:00 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Më shtynë disa rrethana”/ Tërhiqet nga gara kandidati i Bindjes Demokratike

16:02 | 20/05/2019
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më shtynë disa rrethana”/ Tërhiqet nga gara kandidati i Bindjes Demokratike

Kandidati i Bindjes Demokratike në qarkun Lezhë, Salvador Kaçaj, përmes një letre drejtuar KQZ njofton është tërhequr sot nga gara.

Kaçaj shprehet se vlerësoi si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës, por se disa rrethana, e kanë nxitur që të rishikojë vendimin.

Letra e plotë:

NJOFTIM MBI TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI

Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe politike kam qenë pjesë e shumë garave, shumicën e tij të cilave i kam fituar. Edhe propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësova si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës.

Disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve më kanë nxitur të rishikoj vendimin për të qenë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit nën siglën e Bindjes Demokratike.

U jam mirënjohës qytetarëve dhe miqve të vërtetë që më bënë të kuptoj se ajo ku kisha pranuar të hyja nuk ishte një garë e vërtetë, por farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë.

Jo gjithmonë kam përkrahur vendimet politike të Partisë Demokratike, por gjykoj se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë. Kjo e bën sot Partinë Demokratike të vetmen alternativë që përfaqëson realisht vlerat europiane.

Për këto arsye, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, duke iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës për mbrojtjen e demokracisë deri në fitore.

Me respekt, Salvador KAÇAJ

Pas

“Nuk di kujt t’i drejtohem”/ Gazsjellësi TAP shkel dakordërsinë, i zapton tokën pronarit

Para

Deputetja e opozitës i bashkohet Aleancës Kuq e Zi, del garant për 25 bashki në zgjedhjet e 30 Qershorit

Para
Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen, Aleanca Kuq e Zi zgjedh Kryetarin e Komanduar

Deputetja e opozitës i bashkohet Aleancës Kuq e Zi, del garant për 25 bashki në zgjedhjet e 30 Qershorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.