Prej katër ditësh tashmë vijon ende të jetë aktiv zjarri në Malin e Tomorrit, ku deri më tani raportohet të jenë shkrumbuar më shumë se 20 hektar pyje.
Flakët favorizohen nga era e fortë, temperaturat e larta dhe terreni që vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Zjarri nisi në fshatin Lybeshë, pasi disa banorë që mblidhin bimë medicinale ndezën zjarr.
Policia e Shtetit ka arrestuar 2 persona dhe janë nën hetim në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Discussion about this post