Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa tashmë kanë kaluar më shumë se 3 muaj në rrugë.
Banorët kërkojnë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv dhe paratë e vjedhura shkojnë në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Ata paralajmëruan Kryeministrin Edi Rama se nëse ai dhe autoritetet do të tentojnë të prekin pronën e tyre do të përballen me rezistencë të fortë.
Gjithashtu banorët e Astirit janë shprehur në mbështetje të protestës së opozitës që është paralajmëruar që do të zhvillohet me 16 shkurt duke thënë ajo protestë duhet ta rrëzojë njëherë e mirë Edi RAmën.
Edhe gjatë protestës së sotme të pranishëm janë edhe deputetët e opozitës, të cilët bënë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen me 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën, pasi sipas tyre për aq kohë që ai vijon të jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi.
Një nga banorët u shpreh se kur Rama t’ju hajë atë që nuk thuhet do të mund t’jua prish banesat banorëve të Unazës së Re.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/403830590424565/
Discussion about this post