Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani pasi ka qëndruar për rreth 3 orë e 20 minuta ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka thënë se refuzon të flasë për videot që ka përmendur krye I shteti, Ilir Meta.
Dvorani tha duke iu referuar Presidentit se duhet të lihen lijërat me filma dhe nëse dikush ka prova për shkelje ligjore nga ana e tij, ti dërgojë pranë organeve të drejtësisë.
“Funksionarët kushtetues dhe publik nuk është mirë ti shoqërojnë çështjet ligjore përmes filmave dhe lojërave, por nëse ka materiale apo prova që dëshmojnë shkeljet ligjore, të dërgohen pranë organeve të drejtësisë. Nëse anëtari është në ndjekje penale, patjetër që pengohet të ushtrojë funksionin, nuk e çmojmë ne por mbledhja e këshillit. Prokurorët janë duke kryer hetimet, kaq mund të them unë, nuk kam asnjë autoritet për të penguar hetimet. Kam dhënë shpjegime, nuk kam nevojë të paragjykoj në këtë moment, në këtë moment janë prokurorët që duhet të thonë fjalën e tyre përmes autoritetit të tyre.
Pasi jap shpjegime para atyre, të deklaroj mediatikisht se si do të sillen prokurorët me mua, është e pakuptimtë në kontekstin demokratik. Si mund të mendoj unë a kam apo jo besim tek organet e drejtësisë, kjo është e pakuptimtë. Duhet të mësojmë të gjithë se ligji zbatohet për të gjithë dhe në mënyrë të barabartë. Unë kurrë nuk e kam menduar se jam i pandëshkueshëm para ligjit. Të thuash u paraqita para prokurorit nuk është ndonjë arritje, ësthtë detyrim ligjor. Mua ky proces nuk më ka vendosur në asnjë detyrë të vështirë, kam detyrimin dhe kompetencat të bëjë detyrën në zbatim të funksionit që kam në Gjykatën e Lartë. Deri sa të më lejohet ta ushtroj detyrën do ta bëj deri në fund”, tha Dvorani.
Discussion about this post