03:34 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Më shumë se 55-ditë protestë, çfarë bëri sot Rama për të parën herë (DETAJET)

12:17 | 14/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rri ha pula ti dhe u jep gjellë qensh shqiptarëve”, “Pica e ngjala ha ai, e pi kokën e tij”, BATUTAT më pikante të Ramës, Bashës dhe Metës

U desh që të kalonin më shumë se 55 ditë nga protesta e opozitës që kryeministri Rama të dilte dhe në mënyrë tërëisht zyrtare t’i kërkonte dialog kreut të opozitës Lulzim Basha.

Nga salla e konferencave në kryeministri, i zhveshur nga gjuha e batutave dhe me një fjalim të shkruajtur Rama i ka kërkuar kreut të PD-së që të ulen sa më parë për dialog.

Edhe më parë ftesa për dialog ishte bërë por asnjëherë në një konferencë zyrtare si kjo e sotmja. Nuk foli për kushte por ama Rama e bëri të qartë se ai dhe Partia që drejton nuk do të bëjnë kthesë nga mbajtja e zgjedhjeve në 18 qershor.

PJESË NGA FJALA E RAMËS SOT:

Situatën surreale që ka krijuar PD, duke u përpjekur të minojë themelin e lirisë demokratike, lirinë dhe të drejtën e zgjedhësve për të zgjedhur po ndodh ajo që s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri, është opozita surreale dhe jo qeveria që refuzon dialogun.

Ka kaluar Shqipëria kriza, por kurrë ky vend nuk e ka parë një krizë të tillë por kurrë një krizë artificiale.

Në krizat më të rënda, ka qenë opozita rregullisht që ka kërkuar me këmbëngulje dialog dhe qeveria që e ka shmangur dialog dhe që gjërat kanë shkuar deri në ekstrem, por kurrë s’ka ndodhur si më sot që qeveria të ofrojë dialog dhe opozita t’i shmanget si dialli si djalli temjanit kur i thonë.

Personalisht e kam shprehur gatishmërinë time që ditët e para për dialog. Kujtoj këtu gjithë rrugëtimin e reformës në drejtësi apo gjithë rrugëtimin e përpjekjeve për një reformë zgjedhore, si momentet kye të një procesi legjislativ që në këtë mandat ka patur domosdoshmërinë.

Fatkeqësisht nuk ia kam dalë dhe nuk ia kemi dalë pothuajse fare të kemi një dialog për këtë koncept bazë bashkëjete demokratike, sepse anjëherë opozita nuk ka dashur.

Sot e quaj nevojë që të ulemi në tryezë pa kushte, edhe pse kërkesat janë të padëgjuara në 27 vjet pluralizëm dhe të panjohura në demokracinë europiane. Prapësëprapë unë i kam pranuar pa kushte, me media apo media, sipas dëshirës së Lulzim Bashës dhe PD dhe të atyre që janë rreth saj, të ngujuar në çadër.

E kam mobilizuar zyrën time për të komunikuar me zyrën e kryetarit të PD duke kontaktuar për ditë të tëra pa sukses, për të mbështetur një nismë të presidentit të Republikëë, momente kyçe kur ky vend kishte nevojë për paanshëmrinë e tij, por nisma e tij nuk po sjell asnjë suskes për ta bindur Lulzim Bashës të ulet në tryezë edhe pse i është lënë Lulëzimit të diskutojë ç’të dojë në tryezë.

E kam mobilizuar zyrën time për të komunikuar me zyrën e kryetarit të PD duke kontaktuar për ditë të tëra pa sukses, për të mbështetur një nismë të presidentit të Republikëë, momente kyçe kur ky vend kishte nevojë për paanshëmrinë e tij, por nisma e tij nuk po sjell asnjë suskes për ta bindur Lulzim Bashës të ulet në tryezë edhe pse i është lënë Lulëzimit të diskutojë ç’të dojë në tryezë.

Jo vetëm kjo krizë artificiale po bllokon zbatimin e vettingut dhe po bllokon integrimin, por s’më pëlqen aspak që një parti e madhe është bërë qesharake në sytë e botës duke na bërë qesharakë në sytë e botës.

Kjo krizë artificiale rrezikon dhe imazhin e Shipërisë, dekurajon investitorët, godet imazhin dhe ekon e vendit, nxit paligjshmërinë, patjetër frymëzon krimin dhe ushqen edhe fantazinë e atyre që nuk e duan këtë vend, duke krijuar shtigje për një destablizim të mundshëm. Këto shtigje ne do t’i mbyllim medoemos, nuk do tolerojmë asnjë kthim mbrapa.

Brenda apo jashtë vendit qëe kërkon ta kthejë Shqipërinë në një vatër konflikti në rajon. I bëj thirrje arsyes së Lulzim Bashës, mos vazhdo të ecësh qorrazi në një tymnajë që shkatërron Partinë Demokratike.

Mos na turpëro të gjithëve duke sulmuar ndërkombëtarët me një gjuhë të Luftës së Ftohtë. Nëse ke frikë nga unë unë them përcakto ti çdo modalitet, cakto njerëz të tjerë, vendin ku të duash. Na lajmëro dhe njerëzit tanë do të jenë aty.

Po mos na vono, mua nuk më intereson fare fati yt politik dhe as fati i Partisë Demokratike. Ty dhe mua, socialistët dhe demokratët duhet të shqetësohen që zgjedheve t’iu sigurohet vota. Duhet të na interesojë së pari shqiptarët, liria e popullit. Zyra jote e ka numrin e zyrës sime, harroje të ma marrësh peng popullin. Zgjedhjet nuk mund të mi ndalësh dot kurrë dhe as këtë qeveri nuk do ta rrëzosh dot përveçse me votën e lirë të shqiptarëve.

Marrëveshjen për Shqipërinë dhe jo për karrigen tënde. Unë po pres Lulëzim mos na turpëro të gjithëve, se realisht ka filluar të na qeshë bota. Asnjë rrugë që shmang dialogun nuk e çon Partinë Demokratike në drejtimin e duhur. Duke ditur diçka më shumë se ty se çështë drejtimi i duhur të them që dialogu është e vetmja rrugë. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: 55 dite protestedialoguedi ramamazhorancaopozitaprotesta
Pas

”Re dakord për qeveri teknike, sot u mbushën 5 ditë”, Basha flakë për flakë i nxjerr të palarat Ramës

Para

Almeda Abazi e pranon: Po, e kam bërë operacinin sepse nuk ndihesha mirë

Para
Almeda Abazi e pranon: Po, e kam bërë operacinin sepse nuk ndihesha mirë

Almeda Abazi e pranon: Po, e kam bërë operacinin sepse nuk ndihesha mirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.