Më shumë se 60 objekte sipas të dhënave të treguara nga vetë banorët janë në listën e IKMT-së për tu shembur në Astir pëer shkak të vijimit të punimebve në lotin e dytë të Unazës së Madhe, ndërsa forca të shumta të policisë kanë shoqëruar fadrmat që kishin mbërritur për rrafshimin e tyre që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga ana tjetër banorët kanë dalë në protestë ku kërkojnë nga shteti dhe bashkia dëmshpërblime.
Fax News ka mbërritur që prej orëve të para të mëngjesit në Astir kur ende nuk kishte mbërritur Policia dhe forcat e IKMT-së, ndërsa ka marrë edhe disa prononcime qytetarësh që dëmtohen nga ky projekt.
“S’ka koment me këtë shtet, me çfarë ti mbrojmë, nuk kemi me çfarë ti mbrojmë. Kanë ardhur kanë vendosur gishtin dhe do ti tripishin”, tha një banor.
“Do të bëjmë luftë, aty do vdes, si të më prishet shtëpia ku të shkoj. Si të sillen ata do sillemi edhe ne”, pararalajmëroi një banor tjetër.
“Unë jam dy kurora aty, ku të shkoj të ma gjejë. Kanë ardhur pas asnjë dokument dhe asnjë rrugëzgjidhje. Edhe serbi nuk ia ka bërë kosovarit siç po ma bën shteti im këtu. Ne e kemi bërë këtë vend, e kam gjetur moçal kur kam ardhur në fillim, kam 27 vjet këtu. Jam në proces legalizimi, kam të gjitha letrat e tokës, më thotë e ke banesën pa leje, pse s’ma bërë legalizimin si shtet që je. Për biznesin s’po pyes por për shtëpinë do të ngjitem lart. Kam paguar të gjitha faturat dhe taksat tash 25 vjet. Pse më sjell fatura kur s’jam e rregullt, pse më la të ndërtoj? Nuk është në rrugë shtëpia ime të betohem, jam 30 metra larg rrugës, duan të ma prishin si objekt që ta marrin për vete”, tha pronarja e një banese tre katëshe.
“Këta policë këtu nuk po mbrojnë shtetin, këta po mbrojnë pushtetin. Nuk po mbrojnë të drejtat e qytetarëve aspak, por për të mbajtur një rëgjim. Bëmë një marrëveshje me Bashën dhe me sa duket kjo e ka zbehur protestën, e kanë bërë fakt të kryer shembjen e banesave. Shkon kërkon donacione për të prekurit nga tërmeti, shemb banesat tona që i kemi. Ne nuk luftojmë dot me shtetin, ata duan që ne të përplasemi, mund të duan edhe viktima duke përligjur punën e policisë. Ne jemi për të treguar se po shkelin ligjin, jemi në të drejtën tonë, për pronën dhe familjen tonë”, tha një banor tjetër.
Protestës së tyre i është bashkuar edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ndërsa është parlajmëruar se të paktën 60 banesa dhe biznese do tëprishen në këtë fazë të dytë.
Kujtojmë se prishjet e fundit të objekteve në kuadër të projektit të Unazës së Re kanë ndodhur në Nëntorin e kaluar, që vinin për shkak të punimeve në lotin e parë
Mëngjesin e sotëm autokolona të gjata policie me dhjetra efektivë kanë zbarkuar në zonë që në orën 06:30 ndërsa edhe banorët kanë dalë afërsisht rreth kësaj ore, ndërsa aksioni për prishjen e objekteve ishte parlajmëruar prej kohësh.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post