Kanë më shumë se një muaj që nuk shfaqen publikisht me njëri tjetrin dhe nga ajo që flitet Marina dhe Getoari janë në prag të ndarjes. “Me & my beatiful wife Marina Vjollca” ishte dedikimi i fundit më 10 janar, i reperit të famshëm nga Kosova, Getoar Selimi, për prezantuesen e “Procesi Sportiv”, partneren e tij prej më shumë se dy vitesh. Mesa duket, ato ditë kanë qenë udhëtimi i fundit romantik jashtë vendit i çiftit, bazuar në profilin e Marinës, e cila njoftonte ndjekësit se ishte gati për fluturimin e radhës me avion.
Ndërkohë që në profilin e Marinës për të gjetur një foto të të dyve duhet të gërmosh shumë më shumë, kjo edhe për shkak të ritmit shtuar me të cilin ajo poston foto.
Pas këtyre postimeve, asnjë lajm nga çifti. Getoari shfaqet gjithmonë vetëm, ndërkohë që statusi i tij i fundit të premten pasdite ishte “Life isn’t perfekt, but your outfit can be” (Jeta nuk është perfekte, por veshja jote mund të jetë), një mesazh i qartë nga reperi, se diçka nuk po shkon mirë në jetën e tij private.
Sipas “Magazina.al”, lidhja e një prej çifteve më të përfolura të shoWbizit shqiptar është në krizë, ndërsa flitet se ata mund të jenë ndarë në prag të martesës që kishin planifikuar të organizonin në Tiranë. Sipas këtij portali, bazuar në burime të afërta të çiftit, lidhja e Getit dhe Marinës pothuaj është shkatërruar, dhe çifti thuajse gati i kanë ndarë rrugët e jetës.
Dyshimet për një krizë i shton edhe fakti që kohë më parë ata publikonin fotografi bashkë nga pushimet, por tani u bë një kohë e gjatë që ata nuk shfaqen më bashkë në rrjetet sociale. Çifti ende nuk ka reaguar rreth këtyre zërave, ndaj pritet ta zbardhin vetë të vërtetën e tyre. Më të përfolurit e dy viteve të fundit, kishin kohë që bashkëjetonin në apartamentin e reperit, që ndodhet në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.
Ghetto Geasy, i komentuar për jetë luksi dhe shpenzime marramendëse në udhëtimet e shpeshta me Marinën, kishte bërë plan t’i jepte fund beqarisë ende pa mbushur 35 vjeç, por mesa duket plani ka dështuar. (E.K/SHUPLAKA)