Në Gjykatën e Durrësit, në orën 12:00 zhvillohet sot gjyqi ndaj students Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua për përhapje paniku, pasi shpërndau në rrjetet sociale një lajme të medias së Vatikanit.
Avokati i saj, Stefan Topalli, ka ndarë në rrjetet sociale edhe disa nga fjalët që Xhulia i ka thënë atij para seancës gjyqësore.
“Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulja Aliajt kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor.
Seanca e vleftësimit të masës së sigurisë është sot në orën 12.00.
Xhulia është mirë dhe ju falenderon të gjithëve për mbështetjen. Mbrojtja është gati.”- thekson avokati.