10:57 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më sillni benzinë të digjemi”, rrëfimet rrëqethëse të familjes së Aleks Nikës: Të më tregojë kush e urdhëroi, ia fal gjakun

09:36 | 21/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më sillni benzinë të digjemi”, rrëfimet rrëqethëse të familjes së Aleks Nikës: Të më tregojë kush e urdhëroi, ia fal gjakun

Sot bëhen plot 9 vite nga ngjarja që ka tronditur mbarë opinionin publik por jo vetëm, ndërsa 4 të vrarët e 21 Janarit të 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,  ende nuk prehen të qetë për shkak se familjarët e tyre vuajnë përveç ikjes së tyre, edhe mungesën e vënies në vend të drejtësisë.

Fax News ka udhëtuar drejt familjhes së Hekuran Nikajt, i vrarë përpara kryeministrisë në protestën e organizuar nga opozita e atëhershme socialiste kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Drane Nika, e ëma e të ndjerit Aleks Nika ka treguar se si e mori lajmin për vrasjen e të birit, ndërsa rrëfen se atë ditë po kthehej nga Kisha e Laçit ku kishte shkuar për t’u lutur, ndërsa më tej akoma më e rëndë dhe dramatike bëhet dëshmia e saj se atë ditë ka kërkuar benzinë për të djegur gjithë familjen për shkak se nuk e përballonte dot një dhimbje të tillë.

“Ai është një me Zotin, është engjëll me Zotin. Çfarë të them, kam pritur prej shtetit jo sot por që ditën e parë. Falenderoj shumë kunatin tim, se po na mban të gjithëve ai, sepse nuk do të kishim marrë dot frymë. Mundohet të mbajë vajzat, luan me to për t’iu larguar mendjen. Kam qenë në Kishë të Laçit me gjithë burrë për t’u lutur. Nuk kam parë diell prej aty, më solli një kushëri i imi se nuk shikoja me sy. Nuk munda dot më, djali im kishte ndërruar jetë. Më thanë se ka vdekur, u thashë, shkoni merrni 10 kile benzin të digjemi të gjithë. Kam parë nusen e djalit duke goditur me kokë murin, kam parë vajzën e djalit të gjakosur gjithashtu sepse godisnuin veten ku të mundnin e me çfarë të gjenin. Kam besim, por për aq kohë sa nuk është bërë për 9 vite mund të mos bëhet më. Mua nuk më ka borxh Edi Rama është puna e drjtësisë. Kam qef me ia parë fytyrën atij që e ka bërë këtë krim”, tha Drane Nika.

Motra e Aleksit, Albina tha për Fax News se drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë duke argumentuar se nëse i ati i saj do të merrte hak, ai do të burgosej ndërsa vrasësi i vëllait të saj është i lirë.

Më tej ajo tha se Aleksi nuk ka qenë njeri për t’I humbur gjaku ndërsa shtoi se vdekja e tij ka sjellë një dramë të papërballueshme në familjen e tyre.

“Nuk di sikur mund ta mendojë drejtësia shqiptare nëse babai im do të merrte hak, ose ne, a do ishte futur në burg për këtë krim? Zoti është i madh, ka për të ardhur ajo ditë për të mos humbur gjaku. Kjo është drejtësia e shtetit shqiptar. Kush është SPAK-u? Sikur ta kishte vrarë babi im djalin e Sali Berishës do të ishte pushkatuar. Kush është kjo drejtësi. Kemi dërguar letrat në Hagë ishalla jepet drejtësi. Se nuk ka qenë njeri për t’i humbur gjaku. Na ka humbur shpirti e jeta. Më mirë vijnë të na vrasin të gjithëve në shtëpi, për aq kohë sa nuk jepet drejtësi. Nëse babai  im ngrihet dhe merr gjakun dënohet ai”, tha e motra.

Ndue Nika, babai i Aleksit bëri një thirrje tepër të rëndë e të pazakontë, teksa kërkoi nga vrasësi i djalit të tij që të tregojë kush e ka urdhëruar, pasi në këtë mënyrë do ta falte, duke shtuar se do të merrej me atë që e ka urdhëruar.

“Vrasja e djalit tim dhe tre shokët e tij janë është bërë me porosi të shtetit shqiptar. Do të më japi llogari mua diku në një vend se kujt i ka detyrim ai që u dënua me vrasje. Lul Basha ka qenë kryesor me Ndrea Prendin. Nuk ka zbatuar urdhërin ushtarak. Edi Rama e ka gjetur vendin në qorrsakak prej Sali Berishës, nuk është shtet ky, SPKA-u jo po do ta bëj në shkurt, prill, maj. Më duket sikur unë ia fal gjakun dikujt me më thënë se kam pasur urdhërin e dikujt tjetri”, tha i ati i Aleks Nikës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 21 janariALEKS NIKADRANE NIKANDUE NIKA
Pas

Video/ U kap mat duke tradhëtuar partneren në mes të stadiumit, tifozi ”bën viktimën”: Po sikur të isha grua…

Para

Ekzekutimi i 28-vjeçarit Tafçiu, policia shpall në kërkim një person, çfarë rezultoi nga kërkimi në banesë

Para
Zbulohet foto/ Kush është 28-vjeçari që u ekzekutua në Astir, çfarë dihet deri tani për të shkuarën kriminale

Ekzekutimi i 28-vjeçarit Tafçiu, policia shpall në kërkim një person, çfarë rezultoi nga kërkimi në banesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Jemi në prag të shfarosjes”, shefja e CIA-s: Ja kur Rusia mund të përdorë armët atomike

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Sherr mes dy vëllezërve për pronat, njëri arrestohet dhe tjetri procedohet

U gjet kutia e zezë, pilotët bënë një telefonatë “mayday” pak para rrëzimit

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Pelegrinazhi i Shën Ndout,një besim që bashkon mijëra besimtarë

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet në respekt e besim të ndërsjellë

“Luftë civile”- Në Rusi kritikojnë SHBA-në për dhunë në protesta

U konfliktuan fizikisht me një drejtues mjeti/ AMP ndëshkon tre efektivë të “Shqiponjave”, pezullohen nga detyra

Zhdukja e Jan Prengës/ Gjykata rrëzon kërkesën e Bexhdilit për pamjet filmike të kompleksit “Golden”, seanca shtyhet për një datë tjetër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.