02:32 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Më të varfërit në rajon, 80% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 10 dollarë në ditë

09:29 | 15/03/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Më të varfërit në rajon, 80% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 10 dollarë në ditë

Rreth 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 10 dollarë në ditë. Sipas portalit Our World in Data, i cili ka përpunuar të dhënat e Bankës Botërore, për shpërndarjen e popullsisë sipas pragjeve të ndryshme të varfërisë, vetëm 20.44 për qind e popullsisë jetonin me mbi 10 dollarë në ditë, pjesa tjetër, 79.56 për qind jetonte me më pak se 10 dollarë në ditë.  Të dhënat e Bankës Botërore, të vlefshme për të gjitha shtetet e botës, janë për vitin 2013.

Krahasuar me rajonin Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë që e kalojnë pragun prej 10 dollarësh në ditë. Më pas renditet Kosova me 25.15 për qind të popullsisë që jeton me më shumë se dhjetë dollarë në ditë, Maqedonia me 38.98 për qind, Serbia me më shumë se gjysmën e popullsisë 58.25 për qind, Mali i Zi me thuajse tre të pestat e popullsisë, apo 60 për qind, që e kalonin pragun prej 10 dollarësh, dhe Bosnja me katër të pestat e popullsisë.

Shqipëria ka gjithashtu edhe përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton me pragun 3-10 dollarë në ditë, me 73.22 për qind të popullsisë. Në Kosovë, përqindja e popullsisë që jeton në këtë prag është 71.3. Përqindjen më të ulët e ka Bosnja me 19.2 për qind.

Për sa i përket përqindjes së popullsisë që jetojnë me më pak se 1.25 dollarë në ditë, përqindjen më të ulët e ka Mali i Zi, ku sipas të dhënave të Bankës Botërore, të cilat janë analizuar prej Our World in Data, është 0. Më pas renditet Bosnja me 0.03 për qind, Serbia me 0.06 për qind, Shqipëria me 0.18 për qind të popullsisë që jeton me më pak se 1.25 dollarë, Kosova me 0.2 për qind dhe me përqindjen më të lartë renditet Maqedonia me 3 për qind të popullsisë që jeton me më pak se 1.25 dollarë në ditë./ Monitor

Etiketa: rajonvarferi
Pas

”Loja me spiun”, SHBA i del në mbrojtje Britanisë së Madhe në konfliktin me Rusinë

Para

Tritan Shehu në ”Fax News”: Kushdo që bërtet për lobimin e PD-së të presi hetimet

Para
Tritan Shehu në ”Fax News”: Kushdo që bërtet për lobimin e PD-së të presi hetimet

Tritan Shehu në ''Fax News": Kushdo që bërtet për lobimin e PD-së të presi hetimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.