00:46 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më telefonoi nga burgu”/ Lola Haradinaj tregon se si u njoh me bashkëshortin

20:53 | 05/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më telefonoi nga burgu”/ Lola Haradinaj tregon se si u njoh me bashkëshortin

Lola Haradinaj, bashkëshortja e Daut Haradinajt, vëllai i Kryeministrit të Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj, ka treguar se si u njoh me bashkëshortin e saj.

Ndërkohë që ajo shoqëronte motrën e saj Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, të vizitonte këtë fundit, ka takuar për herë të pare Dautin, në burg ku ndodhej pas luftës në Kosovë.

E ftuar në emisionin ‘Rudina’, Lola u shpreh se pas takimit të tyre të pare me Dautin, filluan të bisedonin përmes telefonit. Kur ai doli nga burgu, ata nisën një lidhje së bashku dhe pas një viti dashurinë e tyre e kurorëzuan në martesë. Sot ata janë prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm.

‘Dautin e kam njohur që nga paslufta kur ne u kthyem në Kosovë për të jetuar dhe isha në shkollë të muzikës në atë kohë, një vajzë 15 vjeç kur e kam parë për herë të parë Dautin në ato fotografitë (i referohet posterave) dhe kishte një paraqitje tamam ushtar prej vërteti dhe ishte shumë i ri në moshë edhe ishte Gjeneral në pozicionin e tij. Gjë të lë për të dëshiruar për një çun ta shohësh në atë moshë Gjeneral. Emri i tij ishte shumë i madh në atë kohë dhe unë kur e pashë kisha një ndjesi të veçantë. Ndodhi kështu dhe nuk është që unë dija historinë e Anitës.

Ishte vetëm një pamje e tij që më tërhoqi fillimisht. Pastaj lidhja e Anitës me Ramushin bëri që unë ta njoh nga afër. Mos të them që e kam takuar për herë të parë në burg, sepse tingëllon si në përralla. Anita shkoi për vizitë dhe më mori mua me vete, sepse ka qenë shtatzënë. Qëllimi ishte t’i bëja shoqëri Anitës. Ai më pa, por më kishte parë edhe në disa fotografi familjare kur ndodhi një dasëm e njërit nga vëllezërit dhe shkëmbeu një ose dy pyetje me mua.

Më pyeti: Po ti goc si e ke emrin’? Unë i thashë emrin edhe ai tha ‘shkon në shkollë”? I thashë shkoj në shkollë. Nuk ishte diçka për momentin. Ai ndoshta kishte filluar mendimet për mua, kishte marrë numrin tim të telefonit dhe më ka thirrur në telefon për herë të parë dhe unë ngela e shtangur. Në njëfarë mënyre dhe më pëlqeu ajo thirrja. Dhe vazhduan bisedat e mia për një vit me të nga burgu. Pastaj, pas një kohe që unë fillova të lirohesha me të duke biseduar në telefon, shkova dhe ta vizitoja vetë në burg dhe aty sikur i premtuam një gjë njëri-tjetrit, që do ta presim njëri-tjetrin kur ai të lirohet. U lirua, pas një viti që ishim bashkë, vendosëm që të martoheshim. Tani kemi dhe dy fëmijë’, rrëfeu Lola.

Etiketa: anita haradinajDaut haralola haradinajramush haradinaj
Pas

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-futbollisti i Kastriotit (FOTO)

Para

Tragjike/ Po flinin gjumë, katër të pastrehë rrihen për vdekje nga 24-vjeçari

Para
Tragjike/ Po flinin gjumë, katër të pastrehë rrihen për vdekje nga 24-vjeçari

Tragjike/ Po flinin gjumë, katër të pastrehë rrihen për vdekje nga 24-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.