07:00 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më thoni që kam vetëm një fëmijë gjallë, e pata një përdore, por ju ftoh”, Rama tregon bisedën me Albertin, të vetmin e mbijetuar nga familja Cara

18:26 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më thoni që kam vetëm një fëmijë gjallë, e pata një përdore, por ju ftoh”, Rama tregon bisedën me Albertin, të vetmin e mbijetuar nga familja Cara

THUMANË– Familja Cara nga Thumana ka qënë një nga më të prekurar nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit, duke humbur 6 anëtarët e saj. I mbijetuari i vetëm nga banesa është kryefamiljari Alberti, i cili u nis me avion nga Rinasi për mjekim të specializuar në Itali në gjendje të rëndë për jetën.

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka qënë pranë të afërmve të tij, duke disktuar lidhur me rastin e tragjedisë së familjes. Të afërmit i kanë treguar kryeministrit se ende nuk i kanë treguar asgjë dhe se kryefamiljari mendon që i ka gjallë njerëzit e tij më të dashur.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Ku ishte ti kur ndodhi kjo?

Sulë Cara: Pasi nxorra familjen time, mora vëllezrit dhe motrat. Ai nuk na përgjigjej. Në 5 e gjysmë kam ardhur këtu. Nuk patëm asnjë lloj komunikimi.

Erjon Braçe: Kur ra i madhi në 07:05 mund të kishte më marrë më shumë pasi të gjithë ishin duke punuar. Unë ulërita kur filloi të dridhej, zbritën të gjithë punëtorët, ai i shkreti rrëshkiti e kapi dorën keq, u ngrit dhe erdhi. Ai i 07:05 bëri shoshitjen e asaj që kishte ngelur. Ai e bëri dëmin edhe më të madh, pasi po shembeshin ato ajo peshë i ka masakruar të gjithë.

Sulë Cara: Mund të kishim ndihmuar edhe ne, por sa futeshim ne, binte tjerër dhe na çonte 4 orë mrapa.

Edi Rama: Sot unë e çova atë. O Zot kur ta marri vesh! Ai ka shtyllën kurrizore të goditur, plagë gjithandej. Do Zoti ka jetë e shpëton për vete.

I afërm: Na thotë të lutem më thoni që një fëmi më ka shpëtuar dhe jam në rregull. I thashë fëmijët i ke në rregull dhe ai na sheh por atëherë do ketë tragjedi. Ai u zhduk si familje. Na ka goditur vend.

Rama: O zot kishte autokolonë të vdekurish. Funeral autokolonë.

Sulë Cara: Ne i thamë doktorit që të mos i tregojë. Nuk ka asnjë dijeni. Ne do e përgatisim vetë por shumë vështirë.

I afërm: Ai në vetvete e di.

Edi Rama: E di thu? Ai më tha kur u përmend tha që kisha një përdore dhe dora nisi t’i ftohej. Aq mban mend.

I afërm: Atë ditë ka pasur edhe ditëlindjen e vajzës.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

Pas

Besa Kokëdhima tërhiqet papritur nga “Kënga Magjike”, zbulohet çfarë ndodhi

Para

Foto emocionuese/ Për 3 ditë me radhë, Kupola e San Gaudenzio do të ndriçohet me ngjyrat kuqezi

Para
Foto emocionuese/ Për 3 ditë me radhë, Kupola e San Gaudenzio do të ndriçohet me ngjyrat kuqezi

Foto emocionuese/ Për 3 ditë me radhë, Kupola e San Gaudenzio do të ndriçohet me ngjyrat kuqezi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Trump njofton marrëveshje tregtare me Vietnamin që do të lejojë mallrat amerikane të hyjnë në vend pa taksa

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.