Dashi duhet patjetër të gjejë një mik Shigjetar. Partneriteti mes tyre do të ishte shumë i lehtë dhe shumë stabël. Duke qenë se këto shenja e duan shumë jetën dhe janë shumë punëtorë, në momentin që e arrijnë suksesin, dinë mirë t’ja njohin vlerat njëri tjetrit. Të dy Brad dhe Miley janë të njohur për personalitetet aventureske. Pitt ka udhëtuar në të gjithë botën dhe shihet shpesh në aventura me fëmijët e tij dhe Miley duket se është shpirti i festës kudo që shkon, duke i bërë ato të dy miq të përsosur për ju.
DEMI – Nina Dobrev dhe Kit Harington (Bricjapë)
Bricjapi dhe Demi e kuptojnë njëri-tjetrin thellësisht. Janë dy shenja tokësore, që do të thotë se janë me këmbë në tokë dhe dinë të vlerësojnë gjërat më të qëndrueshme në jetë, si siguria financiare dhe një partneritet i besueshëm. Kit Harington dhe Nina Dobrev janë dy Bricjapë që do të bënin një mik ideal për çdo Dem. Ndërsa ata kanë qenë të dy në vendet më të suksesshme televizive, ata i kanë mbajtur jetët e tyre personale mjaft personale dhe përqendrohen te ata persona që janë realisht pranë tyre.
BINJAKËT – Harry Styles dhe Natalie Dormer (Peshqit)
Binjakët dhe Ujori janë shenja ajri dhe pëlqejnë që herë pas herë të shkojnë shumë larg me imagjinatë. Megjithatë, Binjakët nuk do donin afër dikë që do ju kërkonte të mbeteshin më këmbë në tokë, por dikë që t’i mbështeste edhe këtë personalitetin e tyre të dyfishtë. Kjo është arsyeja se përse Ujori do të ishte një mik perfekt, sepse të lejon të jesh vetvetja. Natalie Dormer dhe Harry Styles janë të dy Ujorë të cilët bashkë me imagjinatën e tyre kanë arritur të jenë ndër më të veçantët në botë.
GAFORRJA – Oscar Isaac dhe Rihanna (Peshqit)
Gaforrja, siç e dini është një nga shenjat më emocionale të zodiakut. Pikërisht sepse i japin shumë rëndësi ndjesisë, Gaforret kanë luahtje humori të vazhdueshme. Vetëm një Peshk do të mund t’i duronte Gaforret! Rihanna, si një Peshk tipik, edhe në muzikën e saj arrin të përçojë gjithë ndjesitë e mundshme çka ia prek telat një Gaforreje. Gjithashtu Oscar i cili ka luajtur role aq të ndryshme dhe sërish ka arritur të përçojë emocionet e tij tek të gjitha, tregon haptazi se sa mund të shkojë një Gaforre dhe një Peshk.
LUANI – Jamie Foxx dhe Rita Ora (Shigjetarë)
Luanët vdesin të jenë qendra e vëmendjes dhe e çdo feste sepse ata janë plot vetbesim. E cili mund t’ju shoqëronte përveç një Shigjetari aventurier? Ju që të dy bëni një dyshe shumë të fortë, nga ato dyshe ku e gjithë bota ju ka zili. Ju si Luanë do të shkonit perfekt me Jamie Foxx dhe Rita Orën. Të çmendur, energjikë dhe gjithë kohës qendra e vëmendjes.
VIRGJËRESHA – Leonardo DiCaprio dhe Kendall Jenner (Akrepë)
Virgjëreshat nuk janë shumë të njohur për të qenë humoristë apo njerëz që mbajnë peshë tavolinën megjithatë mendja e Akrepit arrin t’i magjepsë dhe t’i bëjë të tjerë persona. Akrepët arrijnë ta ndezin një Virgjëreshë, ashtu si askush tjetër. Kendall është më e urta e Karadashianëve por ama është gjithnjë e rrethuar nga kaosi, çka e bën që të tërheqë gjithmonë njerëz pas vetes dhe të dalë në fund fitimtare. Cili/a Virgjëreshë nuk do të impresionohej nga kjo?
PESHORJA – Dev atel dhe Rosario Dawson (Dema)
Peshoret dashurojnë, i urrejnë debatet dhe janë gjithmonë aty për t’i dhënë një zgjidhje gjithë problemeve që mund të dalin. Kjo është aryseja se pse Peshoret janë personat perfekt për një Dem besnik. Edhe pse shumë herë Demat mund të duken egoistë dhe shumë individualistë kjo i bën që ata të dallojnë se çfarë iu pëlqen më shumë. Vendosmëria e tyre do i impresionojë Peshoret. Të dy Patel dhe Daëson janë aktivistë dhe aktorë të patrembur, duke marrë rolet që ballafaqohen me problemet e botës.
AKREPI – Milo Ventimiglia dhe Selena Gomez (Gaforre)
Akrepët janë pasionantë, mund të duken të rrezikshëm në fillim por për Gaforret romantike ata duket se janë të përsosur. Nëse do të kishte një lidhje midis Akrepëve dhe Gaforreve, seksi do të ishte i përsosur. Selena Gomez është një Gaforre tipike që do të shkonte me një Akrep. Ajo është romantike por e zjarrtë. Fiks për një Akrep.
SHIGJETARI – Chris Pratt dhe Angelina Jolie (Binjakë)
Shigjetari është gjithnjë shenja perfekte për aventurë ndaj dhe Binjakët e marrin si sfidë të qenurit pranë tyre sepse duan me doemos që t’i arrijnë. Nëse arrijnë të mos jenë kompetitivë por ta kutpojnë njëri tjetrin siç duhet, Shigjetari dhe Binjakët janë kombinim i bërë në ëndrra. Chris Pratt dhe Angelina Jolie janë zgjedhjet perfekte për çdo Shigjetar. Ndërsa ata janë persona që pëlqejnë ta mbajnë jetën private larg syve të publikut, ata kanë pasur ndarje të cilat kanë marrë vëmendjen e gjithë botës duke e bërë të qartë se janë të gatshëm të lënë diçka që nuk duket e drejtë për ta.
BRICJAPI – Tom Hardy dhe Taraji P.Henson (Virgjëresha)
Nëse doni që çifti të jetë vërtetë i fortë dhe të arrini të ndërtoni “Perandori” bashkë, duhet fillimisht të siguroheni që kjo dyshe të jetë Bricjapi dhe Virgjëresha. Që të dy janë shumë të prirur ndaj suksesit që jep fryma e mirë në çift dhe emocionohen shumë nga jeta e luksit. Tom Hardy dhe Taraji P. Henson kanë punuar aq shumë gjithë jetën e tyre sa kanë emocionar pa masë çdo Virgjëreshë në botë.
Ujori – Charlie Hunnam dhe Kourtney Kardashian (Dashi)
Ujori e di shumë mirë se kreativiteti dhe imagjinata të çojnë përpara, por nga ana tjetër do të donin të kishin në krah një shpatull të fortë për t’i dhënë sigurinë se gjërat do të shkojnë mirë. Pikërisht Dashi mund ta bëjë këtë gjë më së miri. Kourtney Kardashian kur dashuron, nuk ka tendencën të ndërrojë parterë sepse nuk impresionohet nga të tjerët. Kjo do të emociononte çdo Ujor që kërkon lidhje besnike.
PESHQIT – Drake dhe Emma Stone (Akrep)
Peshqit kanë nevojë për dashuri dhe emocion të pastër, por ama nuk do t’i thonin “jo” një marrëdhënieie pasionante që vetëm Akrepi mund ta sigurojë. Emma Stone dhe Drake do të bënin partnerë idealë për çdo Peshk. Që të dy kanë treguar një përkushtim të madh ndaj partnerëve të së kaluarës dhe duket sikur mbeten miq të kujdesshëm e besnikë, madje edhe kur ka mbaruar marrëdhënia. Kjo është diçka që Peshku do të vlersonte pa masë. /Blitz.al/