Avokati i njohur Spartak Ngjela ka pohuar në Soirée, kur flitej për bukurinë fizike, se nuk do i afrohej ndonjëherë një femre nëse nuk do ta kishte këtë bukuri.
“Moj zonjë pa bukuri fizike unë nuk afrohem. Afrohem por nuk kam afekt, miq i kam të gjithë por nuk kam afekt”.
Prezantuesja: Si është e bukura që ti do i afroheshe?
Ngjela: Ska lidhje fare me gjatësinë
Prezantuesja: Është seksi?
Ngjela: Duhet të më ketë afektuar. Ka dicka tjetër, cila? Magjia.
Sakaq, Ngjela rrëfeu edhe komplimentin më të bukur që i ka bërë një stjuardese në avion.
“Smbaj mend të kisha ndonjë vështrim me të, por këtë ma bëri, po ishte shumë e mirë. Në këto momente filloi…. se mbase na dëgjon ajo se unë nuk e njoh por me këtë mund të vij ta njoh. Pasi u sistemuam kaluan 20 minuta dhe filloi një turbulencë e tmerrshme. Mbaroi dhe do ngriheshim që do kalonim e ajo po më jepte valixhen.
I thashë, dëgjo, kur filloi turbulenca e varrit, desh erdha te ty. -Pse tha?
Do ishte shumë e bukur rruga drejt vdekjes. Uau tha ajo”, rrëfeu Ngjela.
Discussion about this post