Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kritikat e bëra nga specialistë dhe politikanë të opozitës sa i takon ngjarjes së ndodhur në vend ku disa shtetas rusë sulmuan dy roje teksa tentuan të hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh.
Me anë të një shkrimi në twitter, Rama mohoi të jetë cënuar siguria kombëtare, ndërsa shtoi se institucionet sipas tij, kishin funksionuar siç duhet.
“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare,shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane,portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”– shkruan Rama në twitter.
"Me u gjet Kola në punë!" është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare,shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane,portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!
— Edi Rama (@ediramaal) August 21, 2022