Si çdo mëngjes edhe sot Edi Rama ka bërë postimin e rradhës. Këtë herë kryeministri ka publikuar një artikull të mediave italiane për Syrin e Kaltër.
Por nuk kanë qenë të pakta komentet kundërshtuese nga ana e ndjekësve të tij. Ndër të tjera ajo që na bie në sy është letra e një inferimiere e cila tregon është ulur në detyrë pa asnjë lloj arsye. Blerina Cenameri tregon se nga kryeinfermiere është bërë infermiere në Sherbimin Onkologjik në QSUT dhe thotë se është e padrejtë, që një person i i specializuar, me cv te pasur, te zëvendësohet pa shkak.
“Kjo gje ndodhi vetem ne shërbimin Onkologjik, ne asnje vend tjetër në QSUT. Arsyeja qe me dhane nga drejtoria ishte suprimimi i vendit te punes. Per 11 vite kam punuar me perkushtim e ndergjegje, pa asnje verejtje, kontrollet nuk me kanë gjetur asnjehere ne gabim, por puna ime jepej si shembull.
Ne 8 korrik 2017, ne vendin qe une lashe, u emerua nje kryeinfermiere tjeter. E shikoj nje gje te padrejte, nuk e shoh aspak te arsyeshme qe nje person i specializuar, me cv te pasur, te zevendesohet me nje shkak banal, dhe genjeshtra.
Gjate kesaj periudhe kam bere dhe kerkese tek Drejtoria e Burimeve Njerezore nëse hapej ndonjë vend si kryeinfermiere ne sherbimin onkologjik meqenese isha e specializar ne ketë spital.
Une mendoj se nese do ishte reforme, sic keni deklaruar ju se do të bëhet, do të ishte per te gjithe dhe jo për nje individ. Kam kerkuar takime me drejtorin e QSUT Enkeleid Joti, por as më ka pritur, as mesazh nuk më ka kthyer.”, shkruan Infermierja.
Letra e plotë:
Përshëndetje zoti Kryeministër! Unë quhem Blerina Cenameri, kam 12 vjet që punoj në spitalin Onkologjik, kryeinfermiere. Kam mbaruar shkollën për infermieri në vitin 2002, dhe po këtë vit nisa punë. Si fillim nisa punë si infermiere ne reanimacion neurokirurgji. Kjo detyre m’u dha për shkak te mesatares se lartë që kisha ne shkolle. Pas nje konkurimi per infermieret u vendosa kryeinfermiere ne kirurgjinë e përgjithshme. Pasi punova aty nje vit, u be nje tjetër konkurim dhe u vendosa ne spitalin onkologjik. Që atëherë kam punuar kryeinfermiere tek Onkologjiku deri në dhjetor te 2016 kur cuditerisht suprimohet vendi im i punes dhe kaloj infermiere.
Kjo gje ndodhi vetem ne shërbimin Onkologjik, ne asnje vend tjetër në QDUT. Arsyeja qe me dhane nga drejtoria ishte suprimimi i vendit te punes. Per 11 vite kam punuar me perkushtim e ndergjegje, pa asnje verejtje, kontrollet nuk me kanë gjetur asnjehere ne gabim, por puna ime jepej si shembull.
Ne 8 korrik 2017, ne vendin qe une lashe, u emerua nje kryeinfermiere tjeter. E shikoj nje gje te padrejte, nuk e shoh aspak te arsyeshme qe nje person i specializuar, me cv te pasur, te zevendesohet me nje shkak banal, dhe genjeshtra.
Gjate kesaj periudhe kam bere dhe kerkese tek Drejtoria e Burimeve Njerezore nëse hapej ndonjë vend si kryeinfermiere ne sherbimin onkologjik meqenese isha e specializar ne ketë spital.
Une mendoj se nese do ishte reforme, sic keni deklaruar ju se do të bëhet, do të ishte per te gjithe dhe jo për nje individ. Kam kerkuar takime me drejtorin e QSUT Enkeleid Joti, por as më ka pritur, as mesazh nuk më ka kthyer.
Jam e afte te konkurroj perseri me cv time dhe me pregatitjet e mia, por nuk kam më besim se fiton aftesia. Nese do kishte reforme per te gjithe do e quaja dicka te drejte por kjo ndodhi vetem tek une.
E emëruara në vendin tim nuk ka eksperience ne fushen e kirurgjise. Kur une nderkohe kam shume vite pune ne kirurgji. Zoti kryeminister kerkoj drejtesi, puna e njerezve te ndershem dhe me eksperience nuk mund te hidhet poshte me nje reforme qe duket absurde, pasi shkaku qe mua më kane dhene per te me ulur ne detyre, eshte po ashtu absurd. Ne vendin tim tani eshte nje tjeter, por ne nje post qe thuhet se eshte suprimuar.. Nese do te besh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës.
(J.V/Shuplaka)