Aktori Robert De Niro ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një video të një nëne kurde, emri i së cilës nuk është bërë i ditur. Ajo është arratisur pas sulmit turk në Siri, ndërsa mban në duar trupin e vdekur të vajzës së saj.
“Burri qëndroi pas meje dhe unë nuk e di nëse ai ishte gjallë. Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Unë e mora trupin e vajzës time dhe u largova. Çfarë dëshiron ai?”, thotë ajo me lot para kamerës.
Sipas saj, SHBA-ja i ka shitur, ndërsa Turqia po i vret fëmijët.
“Amerika na ka shitur në Turqi, Turqia po vret fëmijët tanë. Ku janë të drejtat e popullit kurd? Ku janë të drejtat tona? A nuk jemi ne njerëz sepse ne jemi kurdë dhe flasim gjuhën kurde?
Shikoni atë! Unë mbaj trupin e vajzës time, nuk kam ku të shkoj, nuk kam ku të jetoj! Ku të shkoj? Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Pse nuk bëri asgjë, ndërsa Shteti Islamik po sulmonte kurdët dhe po mbyste fëmijët tanë?”, thotë ajo.
“I left my husband behind alone and don’t know if he is alive. What does Erdogan want from us? I carried the dead body of my daughter and fled…America has sold us out to Turkey. They are murdering us and our children.” https://t.co/L6ktTB1RNH #KurdsBetrayedByTrump! pic.twitter.com/UJmjHL6qoB
— Robert De Niro (@RobertDeNiroUS) October 12, 2019
(E.K/Faxweb.al)