23:08 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Me veshjen e fushatës për iftar, edhe vetë Rama e kupton gabimin (VIDEO)

20:58 | 12/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me veshjen e fushatës për iftar, edhe vetë Rama e kupton gabimin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar për iftar në sofrën e shtruar në Myftininë e Tiranës.

Në këtë sofër, morën pjesë edhe shumë politikanë të tjerë, si kryebashkiaku Erion Veliaj, apo edhe kreu i PR-së Fatmir Mediu.

Megjithatë ajo që ra në sy, ishte veshja e kryeministrit që ndryshe nga të tjerët që ishin veshur në mënyrë formale, Rama u shfaq me bluzën e fushatës, me tuta dhe xhupin e bardhë.

Kryeministri edhe vetë e kuptoi se kjo nuk ishte veshja e duhur për t’u paraqitur në një sofër të tillë, ku politika nuk ka pse të përzihet me fenë dhe kërkon falje për këtë.

“Mirëmbrëma të dashur miq, ju falenderoj për ftesën për të qenë në këtë darkë iftari vëllazërisht dhe shpresoj që edhe veshjen time ta mirëkuptoni, si shprehje e dëshirës për qenë me ju dhe për të kap orën ku duhet të ishim këtu me patjetër. Dallimi fetar apo filozofik mbi përkatësinë e secilit prej nesh që e bën edhe më domethënës solidaritetin që promovon fundi i argjërimit dhe bashkimit të shumëpritur, eksperiancat e mia personale të këtyre sofrave ma kanë mësuar këtë dhe ma kanë bërë të dëshiruar praninë në këtë sofër.

Askush nuk është besimtar i vërtetë nëse më të mirën që kërkon përvete nuk përpiqet që ta përfitoje edhe si vëllai i tij.

Të jemi të përgjegjshëm dhe të paanshëm, të tjerëve si unë na bën edhe më të afërt, edhe më pranë jush edhe me ju. Mbetet një klishe e gabuar, ideja se myslimanët e nësnthruar janë bartës të nënshtrimit ndaj më të fortit, duke i shpëtuar nga arsyetimi, jo vetëem historia dëshmon kundër një qasjeje të tillë por edhe vetë profeti e përgënjeshtron.

Barra e përgjegjësisë individuale apo kolektive, është ekzigjencë, dhe në solidaritet, të gjithë kemi nevojë të udhëhiqemi prej arsyes dhe njerëzve të arsyeshëm. Nocioni shumë angazhues i gjegjësisë, që kërkon përkujdesje dhe përcjellje të pacënuar.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)

Pas

KQZ hedh short për numëruesit midis LSI dhe PDIU, debate mes anëtarëve

Para

Martohet Neuer, me paterica në ceremoni

Para
Martohet Neuer, me paterica në ceremoni

Martohet Neuer, me paterica në ceremoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.