Me shpatulla pas muri. Kjo do të qe përmbledhja e asaj që ka ndodhur në një emision televiziv në Kosovë, e gazetares Jeta Xharra.
Ditmir Bushati ka qenë i ftuar në emisionin ”Jeta në Kosovë” në RTK, ku është pyetur nga gazetarja. Ministri ka dashur ta orientojë në tjetër vend vëmendjen gjatë përgjigjeve, por gazetarja e ka mbajtur ”me këmbë në tokë”, duke ia thënë hapur që t’u përgjigjej pyetjeve për Edi Ramën dhe jo ish-kryeministrin Sali Berisha.
Çështja ka qenë linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, pas bllokiit nga Serbia.
‘‘S’po du me u krahësu me Berishën, mua po më vyn Rama me kry punë! Si qytetar i Kosovës, të di pse nuk e ka kryer punën e nuk ka lëshuar.”, e ka ndërprerë gazetarja, ministrin Bushati.
E gjithë intervista është me tension, ndërsa debati më poshtë në minutën e 22-të.
PJESË NGA DEBATI
GAZETARJA: S’mjafton qëndrim, ajo është qeveri me i jetësu gjërat! S’po du me u krahësu me Berishën, mua po më vyn Rama me kry punë!
MINISTRI: Unë po të them që qeveria Rama e ka kryer punën, në dallim nga qeveria tjetër.
GAZETARJA: D.m.th biletën e kemi ble, se s’po shkon treni…
GAZETARJA: Çfarë masash keni marrë, keni me lënë Serbinë me bë bllokada?!
MINISTRI: Faleminderit (vazhdon fjalën ku e ka lënë) (V.G/SHUPLAKA)