Frederica Mogherini ka qenë një nga përfqaësueset e para të Bashkimit Europian që pas vdekjes ka lartësuar lart rolin e diktatorit kubanez Fidel Kastro. Ajo e ka vlerësuar atë si një figurë shumë të rëndësishme për Kubën që arriti të bënte mjaft ndryshime në vend.
‘’Duke mësuar lajmin e vdekjes së komandantit Fidel Castro, unë do të doja, para së gjithash të shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta vëllait të tij Raul, familjes dhe miqve të tyre. Fidel Castro ishte një njeri i përcaktimit dhe një figurë historike.
Ai vdes në kohën e sfidave të mëdha dhe pasigurive. Por edhe i ndryshimeve të mëdha në vendin e tij. Falë dialogut politik dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Pranverën e kaluar, Bashkimi Evropian hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet që kanë qenë gjithmonë të forta nëpër dekada me popullin kuban. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të sjellë përpara angazhimin e saj të fortë me Kubën’’, ishte mesazhi i Mogherinit pas vdekjes së Katros.
Duhet thënë se lideri kubanez është një nga figurat më kontradiktore dhe kontraverse, që pavarësisht vlerësimeve nuk mund të harrohet diktatura që ai vendosi mbi popullin e tij. (E.K/SHUPLAKA)