Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri menjëherë sapo ka dalë nga Kuvendi ka treguar se pse nuk ka folur në Kuvend.
Tahiri ka thënë se nuk foli në Kuvend pasi nuk ishte opozita, por ai përdori edhe një fjalor banal kur u shpreh se “Nuk ka bir nëne dhe kurve që të më pengojë në rrugën për drejtësi”.
Ai këtë përgjigje e ka dhënë kur u pyet nëse kishte komunikuar me Edi Ramën. Por Tahiri ka thënë se për të vlen e vërteta.
Megjithatë ajo që bën përshtypje është gjuha kërcënuese që përdori Tahiri përveçse banale. Pyetja është se kë po kërcënon ish-ministri?
(B.H/Faxweb)