Mediat britanike publikojnë foton dhe emrin e të dyshuarit për sulmin e pak orëve më parë, para Parlamentit në kryeqytetin e Anglisë, Londër.
Fillimisht ai u fol se ishte një azilant i pakënaqur po më pas nuk rezulton kështu.
Abu Izzadeen, një qytetar anglez 42-vjeç që ka lindur më 18 prill 1975 në një familje xhamajkane në Hackney, të Londrës.
Atentatori mësohet të ketë qënë zëdhënës i një organizate terroriste të martirëve islamikë, e futur në vitin 2006 në listën e zezë të organizatave të rrezikshme në Britaninë e Madhe.
Nga sulmi mbetën të vrarë katër pesona dhe u plagosën 20 të tjerë. Sulmi tronditi jo vetëm Londrën po të gjithë botën perëndimore. (E.K/SHUPLAKA)