Një qytetar tenton t’i vejë flakën vetes pak minuta më parë para parlamentit. Mësohet se ai është 35-vjeçari Saimir Zalli i cili u shpëtua nga policia e Lezhës tre javë më parë pasi tentoi të hidhej nga vinçi. “Fax News” raporton se nga kjo ngjarje janë lënduar edhe dy efektivë të policisë pasi i shuajtën flakët në trup 35-vjeçarit.
DETAJE:
35 – vjeçari Saimir Zalli, nga Lezha qëndroi për 2 orë mbi një vinç në qendër të kryeqytetit, duke paralajmëruar se do të hidhej.
Të gjitha strukturat e policisë, shërbimit zjarrfikës, ambulanca dhe njësia e negocimit të RENEA-s mbërritën në vendngjarje, në gatishmëri për çdo rrethanë.
Zalli, i cili ishte divorcuar nga bashkëshortja, pretendonte se prej shumë kohësh i mohohej e drejta për të takuar dy vajzat e mitura, të drejtë të cilën sipas tij, e kishte fituar me gjykatë. Por sa herë kërkonte të takonte ish – bashkëshorten, kjo e fundit i bënte denoncim në polici.
Pasi zbriti nga vinçi, në ambientet e Komisariatit Numër 1, Zalli u shpreh se mes rrugës që të vriste ish – bashkëshorten zgjodhi tentativën për të vrarë veten. Ai u shpreh para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk kishte arsye për të jetuar, nëse nuk takonte vajzat. (J.V/Faxweb.al)
Discussion about this post