Tre deri në pesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë po verifikohen nga Prokuroria në kuadër të ligjit për Pastërtinë e Figurës. Kështu ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” analisti Lorenc Vangjeli.
Sipas tij tre deri në pesë deputetë të tjerë janë duke u verifikuar në lidhje me të dhënat në formularin e dekriminalizimit.
Sjellim në vëmendje që vetëm disa ditë më parë deputetit të PDIU-së Aqif Rakipit të Qarkut Elbasan dhe ai i LSI-Së, Gledjon Rehovica humbën mandatetsi pasojë e ligjit për Pastërtinë e Figurës, të njohur më së shumti si Ligji i Dekriminalizimit, për shkak se kishin dështuar të vetëdeklaronin dy episode penale të kryera në Itali shumë vite më parë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post