Vjen një moment që s’mbajnë më nervat. Kryeministri Edi Rama ka humbur qetësinë në studion e Ilva Tares në Ora News. Ndërsa po fliste për reformën në drejtësi Rama tha me sarkazëm se ai donte ta kapte drejtësinë.
“Po, doja ta kapja unë drejtësinë. Së bashku me SHBA-të, BE-në dhe përfaqësitë e huaja. Edhe Frederika Mogherini kërkonte që të kapte drejtësinë, edhe Sorosi nuk kishte asnjë punë tjetër për të bërë dhe donte të kapte drejtësinë në Shqipëri. Mirëpo, doli Saliu, Meta, Luli dhe Beni dhe më ndaluan. Ne ishim një grup i strukturuar kriminal”, – tha Rama.
Më pas gazetarja i thotë që të përgjigjet pa sarkazëm, pasi deklaratat e tij mund të keqinterpretohen.
(E.K/SHUPLAKA)