Nga policia italiane janë kapur 2.3 ton drogë e cila vinte nga Shqipëria. Ajo po transportohej me një gomone e cila ka lënë sasisë e dorgës në breg dhe kjo e fundit është marrë nga një furgon.
Nga kjo sasi droge ka rënë në pranga një 24 vjeçar shqiptar. Po kështu është arrestuar edhe një 63 vjeçar italian, të dy si bashkëpunëtorë.
Zv/Prokurori i Ascoli Pieno, Cinzia Piçioni ka bërë me dije se kjo dorgë vinte nga Shqipëria dhe se brenda furonit janë gjtir 40 pako me drogë. Ndërsa në det janë hedhur nga trafikantët 73 pako të tjera.
Në vendin ku u shkarkua droga u gjetën 25 bidona benzinë që dyshohet se do shërbenin për të furnizuar gomonen.
Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në këtë zonë, dhe sipas hetimeve droga e ardhur nga Shqiperia do të shkarkohej në grykën e lumit Tronto. (J.V/Shuplaka)