Në fakt në këto ditë zgjedhjesh mjaft e rëndëishme për transparencën është dhe prania e gazetarëve nëpër qendrat e votimit. E megjithatë nuk kanë munguar as rastet kur gazetarëve iu është penguar e drejta për të ushtruar detyrën e tyre.
Në videon që sjellim më poshtë shihet korrespodentja e “News 24” Lediona Xheladinaj e cila pengohet që të hyjë në një qendër votimi në Korçë.
Dhe sigurisht që në fund “fituese” ka dalë gazetarja e cila ka arritur të futet brenda QV. Ndoshta deri në fund të procesit do të kemi dhe raste të tjera, presim dhe shohim. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post