06:32 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ME VIDEO, vlonjati e kishte kthyer garazhin e pallatit në laborator droge (DETAJET)

14:56 | 30/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
ME VIDEO, vlonjati e kishte kthyer garazhin e pallatit në laborator droge (DETAJET)

Nga lufta kundër kultivimit të kanabisit në vendin tonë duket se ka filluar lufta kundër laboratorëve të drogës. Ditë pas dite janë gjetur ambjente të përshtatura për përpunimin e lëndëve narkotike.

Është zbuluar ditën e sotme një garazh që ishte kthyer në laborator në qytetin e Vlorës. Ka qenë policia ajo që ka zbuluar punishten e përshtatur me llampa dhe sistem elektrik të posaçëm për rritjen e bimëve narkotike. 

Laboratori është gjetur në garazhin e një pallati 5-katësh të pabanuar në lagjen “1 maji”, ndërsa janë shoqëruar pesë persona të dyshuar se posedojnë kanabisin e kultivuar në garazh.

Në vijim të këtij aksioni, policia ka sekuestruar edhe një gomone me gjatësi 8.2 metra.

DETAJET E POLICISË:

Policia konstaton një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike !

Sekuestrohet baza materiale e gjetur në këtë ambient !

Më datë 30.04.2017, në bazë të një pune hetimore disa ditore, nisur nga informacione të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës pas kontrollit të ushtruar në garazhin e një pallati 5-katësh të pa banuar në lagjen “1 Maji” pranë zonës së quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë, ka rezultuar se:

Brenda në këtë garazh është konstatuar një pjesë e ambientit i cili ishte i pajisur me llampa dhe sistem elektrik të posaçëm dhe të përshtatur me kushtet bazë për kultivimin e bimëve narkotike.

Shërbimet kanë gjetur kova të mbushura me pleh si dhe sasi të vogla mbetjesh me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, po në këtë ambient është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues “Gomone” me gjatësi 8.2 m, me dy motora të markës “Mercury” me fuqi 250 CC secili si dhe një mjet tip “Fuoristradë” i cili u gjet i lidhur me gomonen.

Në afërsi të mjeteve janë gjetur dhe sekuestruar 30 bidona plastikë të mbushur me karburant “benzinë” (në total rreth 800 litra).

Për këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar 5 persona me të cilët po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për kapjen dhe arrestimin e autorëve si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal duke përfshirë firmën ndërtuese apo punonjës të OSHEE-së, përgjegjës për furnizimin e këtij objekti me energji elektrike.

(E.K/SHUPLAKA)
 

Etiketa: garazhilaborator drogevlore
Pas

Rrëfehet Kei: Ja e vërteta e lidhjes sime me drogën

Para

”PS-ja vdiq, themeluesit u larguan pa ceremoni. Për kë do votojnë socialistët e vërtetë?”

Para
”PS-ja vdiq, themeluesit u larguan pa ceremoni. Për kë do votojnë socialistët e vërtetë?”

''PS-ja vdiq, themeluesit u larguan pa ceremoni. Për kë do votojnë socialistët e vërtetë?''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.