Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në minierën e Spaçit. Kështu ka pohuar në rrjetet sociale ish-kreu i Departamentit të të Përndjekurve Tomorr Alizoti. Ai publikuar edhe një video ku shfaqet eskorta e shefit të qeverisë teksa ecën nëpër rrugët e paasfaltuara.
Ai është shprehur se Rama as nuk ndaloi në këtë burg ku kanë humbur jetën jo pak njerëz.
“Sapo më derguan pamjet filmike! Kryeminstri paska qenë në Minieren e Spaçit dhe as që ka denjuar të ndalojë në burgun e ndërtuar nga partia e tij nënë në nderim të atyre që vuajtën dhe humbën jetën! E trishtueshme…”, shkruan Alizoti. (J.V/Faxweb)