19:57 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ME VIDEO/Deklarata e paligjshme e kryeministrit Edi Rama, LSI e kallëzon në Prokurori

12:37 | 20/06/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Gjitha
0
ME VIDEO/Deklarata e paligjshme e kryeministrit Edi Rama, LSI e kallëzon në Prokurori
Kjo është deklarata e paligjshme e kryeministrit Edi Rama, bërë ditë më parë, për të cilën LSI ka bërë kallëzim në Prokurori.Vetë Edi Rama i bënte thirrje Policisë së Shtetit të merrte pjesë në fushatë, madje të mblidhte vota për Partinë Socialiste, pas orarit të punës. Përfshirja e policisë në fushatë është e paligjshme.Kjo është deklarata e Edi Ramës, me zë dhe figurë, për të cilën ende Policia e Shtetit nuk ka reaguar.”I bëj thirrje gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën pas punës, të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, u thoshte Rama mbështetësve në takim.

Rama ka pranuar se ka gabuar. Po policia si do sillet pas këtij apeli? A do distancohet nga thirrje të tilla?!

”Edi Rama shkeli ligjin kur ftoi policine te marre vota per PS. Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet.

Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet. Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore.

Shkeljet që nga Kushtetuta dhe deri tek VKM-ja më e fundit që ka miratuar qeveria e tij, si pjellë e marrëveshjes politike të datës 17-18 Maj 2017.

Nëpërmjet këtij akti Rama ka shkelur ligjet që e ndalojnë Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore.

Rama me veprimet e tij të cilat tashmë nuk i bën më fshehtas, por hapur dhe publikisht, ka kryer shkelje të rënda rregullat në një proces zgjedhor. Thirrjet e Ramës tregojnë se ky shtetas ka konsumuar njëherazi elementë të veprave penale.

Nevojitet shqyrtim dhe hetim objektiv. Çmojmë objektivisht fillimin e ndjekjes penale, dhe kryerjen e hetimeve të paanshme në lidhje mbi këtë cështje. Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri. Këto deklarata tregohet qartë se nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore.

Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike.Nisur nga deklarata e papërgjegjshme e Kryeministrit, e vlerëson të nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar veprimtarinë antiligjore të Kryeministrit të vendit.”, argumenton LSI-ja. (V.G/SHUPLAKA)

 
Etiketa: edi ramaLSIramathirrje policise
Pas

LSI kallëzon në Prokurori kryeministrin Rama, kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor

Para

Haradinaj: PAN do ta formojë qeverinë, nuk synojmë formulë tjetër

Para
Haradinaj godet Vetëvendosjen: S’kemi kohë për eksperimente

Haradinaj: PAN do ta formojë qeverinë, nuk synojmë formulë tjetër

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.