Policia e Korçës ka arrestuar një 18-vjeçar si autor të dyshuar të vrasjes së 48 vjeçarit Flamur Ducit, ditën e djeshme në fshatin Mborje.
Në pranga të policisë ka rënë Devis Hoti, 18 vjeç, , banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në një pronocim për gazetaren e Fax News, Lediona Xheladinaj, babai i autorit të dyshuar të ngjarjes shprehet se nuk ka patur konflikte dhe se djali ka qenë në shtëpi.
“Me viktimën binim kushurinj, djali ka qenë në shtëpi, kemi patur marrëdhenie normale nuk kemi patur konflikte, ne e dhamë deklaratën ndërsa djalin na i moren, le ta gjejë policia vetë pse është arrestuar.”– tha Sokol Hoti.
Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se dyshohet se vrasja ka ndodhur për vjedhje, ndërkohë që ende vijojnë hetimet për të zbuluar më tepër detaje, pasi autori ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici. 18-vjeçari dhe viktima Flamur Duci ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe kishin lidhje shoqërore dhe miqësore.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.
Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se ditën e djeshme u gjet i vrarë pranë banesës dhe biznesit të tij shtetasi Kujtim Duci, i cili raportohet se kishte edhe plagë djegie në trup.
(M.Q/Faxweb.al)