12:36 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më vinte zor nga vetja, dikur merrja një grusht me ilaçe”, deputeti i PS tregon si i humbi 30 kilogramë

18:09 | 03/05/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më vinte zor nga vetja, dikur merrja një grusht me ilaçe”, deputeti i PS tregon si i humbi 30 kilogramë

Ai është një personazh që ka spikatur në Shqipëri në disa sfera. Në sport, ku sot mban titullin “Mjeshtër i Sportit”, në biznes, por dhe në politikë.

Fidel Ylli, fillimet e tij i ka patur në sportin e mundjes, më pas do të ndodhte kalimi në biznes dhe më pas në politikë, ku sot ai është deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit. Ai ishte i ftuari i radhës në studion e “Rudina” në Tv Klan për të folur jo vëtëm për profesionin dhe arritjet e tij, por edhe për jetën private.

Në daljet e fundit të tij është vënë re një rënie drastike nga pesha dhe vetë deputeti sqaroi në detaje se përse ndërmori këtë hap. Ai tregoi se para 10 muajsh peshonte 110 kilogramë, por sot është 30 kile më pak.

“Në Korrik bëj një vit që kam nisur aktivitetin fizik, kam 10 muaj që merrem me sport. Pasi mbarova fushatën e Qershorit, bëra një takim në Durrës me të gjithë njerëzit e sportit. Unë kam shumë shokë atje dhe i mblodha një ditë bashkë me kryetarin e Bashkisë jashtë stadiumit dhe m’u neverit vetja. Ishte Qershor, temperatura ishte 35 gradë dhe unë isha veshur me një xhup, mbuloja barkun dhe më vinte zor nga vetja dhe thashë: Unë t’iu flas këtyre për cilësinë e jetës? Unë jam bërë vetë ku thërret qameti.

Kam qenë maksimumi 85 kile. E pashë veten në një gjendje që s’di të them dhe thashë: Unë të gjitha i kam, familjen e kam, punët i kam shumë mirë, unë s’po gëzoj asgjë, unë s’merrja dot frymë dhe kundërshtar më të madh në jetë kam veten time. Mora një vendim drastik për të ndryshuar cilësinë e jetës time. Jo vetëm sporti, por ushqimi dhe regjimi janë baza. Unë në 10 e gjysmë jam në gjumë dhe në 6-të të mëngjesit dal për aktivitet fizik nga Liqeni i Tiranës. Në darkë ha shumë pak, ndonjë frut, shikoj ndonjë emision sportiv dhe bie të fle. Ky regjim filloi edhe me nxitjen e bashkëshortes time. Unë dikur merrja një grusht ilaçe, sot nuk përdor asgjë”, tha Ylli. /tvklan.al

Etiketa: fidel Ylli
Pas

“Ky është i vetmi rast kur Tahiri ma ul kokën”, Zagani zbulon kur ish-ministri ka të drejtë

Para

Pas dorëheqjes së Tahirit, komentuesit i kthehen Ramës: Dorëzohu vetë. Ja përgjigjet e kryeministrit

Para
Pas dorëheqjes së Tahirit, komentuesit i kthehen Ramës: Dorëzohu vetë. Ja përgjigjet e kryeministrit

Pas dorëheqjes së Tahirit, komentuesit i kthehen Ramës: Dorëzohu vetë. Ja përgjigjet e kryeministrit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Treni bullgar” në Peqin, prokuroria i kthen përgjigje PD-së: Po hetojmë!

Mbyllet Kampionati Evropian U-17 në Shqipëri, Portugalia shpallet kampione

Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

Akuza te “Ligjet’/ Dogjani ngre zërin: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

Afera Partizani, trupa gjykuese për Berishën do kryesohet nga Elsa Ulliri

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë siguron të drejtat për rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë

‘Debat’ te Ligjet/ Dogjani: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.