Një grua 36-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa dyshohet se shkak është bërë lindja e parakohshme ku gruaja ka sjellë në jetë dy binjakë. Bashkë me të ka ndërruar jetë edhe një nga foshnjet, ndërkohë që bebja tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore.
Burimet bëjnë me dije se 36-vjeçarja ishte shtruar në spital me simptomat e gripit AH1N1 dhe ka qëndruar për më shumë se një javë në Sanatorium.
Gjithashtu burimet bëjnë me dije se gruaja është shtruar në spital me komplikacione që ka pasur si rezultat i kequshqyerjes.