15:55 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Më vjen mirë që po i jap të drejtën të hajë bukë”, Eni Çobani për Agron Llakajn: Më ka shpërfytyruar! (VIDEO)

15:10 | 29/07/2017
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Më vjen mirë që po i jap të drejtën të hajë bukë”, Eni Çobani për Agron Llakajn: Më ka shpërfytyruar! (VIDEO)

Edhe pse nuk ia përmend emrin, është e qartë që Eni Çobani nuk është aspak e kënaqur me imitimin që Agron Llakaj i bën te ”Al Pazar”.

E pyetur nga Rudina Dembacaj në emisionin ”Mos i fol shoferit”, Çobani e ”Shihemi në gjyq”, ia ka thënë hapur se figura e saj është shpërfytyruar. Madje Çobani është e kënaqur vetëm me një gjë siç e thotë vetë ”që atij njeriu po i jep të drejtën të hajë bukë”.

”Çfarë ka ndodhur me profilin tim? Të cilin ai që e bën mban përgjegjësinë e tij, unë nuk e di se si mundet ta quajë veten artist një njeri që shpërfytyron një njeri po prapë të mediave.. Pra më imito dhe unë do të vij, të të përqafoj dhe të jem dhe në krahun tuaj, të bëjmë të dy për të qeshur sepse këto gjëra janë dhe formate të botës së qytetëruar, nuk i bëjmë ne për herë të parë, por jo ti të shpërfytyrosh figurën time!

Këtë gjë unë nuk mund ta lejoj. Sigurisht unë jam njeri i ligjit dhe më është dashur që unë të përballoj edhe një realitet të miqve të mi që thonë:  ”Eni për ç’arsye ti nuk vazhdon të gjesh të drejtën tënde se ky njeri po shpërfytyron fugura!” Dhe unë kam thënë ”Më fal” vetëm një një më vjen mirë që atij njeriu po i jap të drejtën që të hajë bukë.”, shprehet Çobani.

Më poshtë është video e emisionit, ku në minutën 23:11 do të mund të shikoni bisedën.

BISEDA E ZBARDHUR:

Moderatorja: Si e keni përjetuar ju imitimin që ju është bërë?

Eni Çobani: Ka qenë një moment shumë prekës. Unë jam një njeri shumë i dashur me të gjithë gazetarët dhe me gjithë pjesën e aktorëve sepse unë jam një njeri që e ndjek artin shumë, duke qenë edhe pjesë e artit dikur. Pra unë kam qenë violiniste dikur, në fillimet e mia. Edhe kjo gjë ka dalë në media, pra nuk më kanë lënë gjë pa nxjerrë. Pra si mos ta dua unë artin dhe artistët. Tani këtu ne të dyja jemi në një konflikt interesi dhe do më vinte keq që ta diskutonim këtu përpara teje.

Eni Çobani: Meqënëse ti më pyete, mua vetëm një figurë më ka…

Moderatorja: Më thuaj pse të ka ardhur keq, pasi unë vetë jam imituese…

Eni Çobani: Ndoshta duhet ta heqim mundësinë për të përmendur emra se nuk më pëlqen të përmend emra, por besoj se të gjithë shqiptarët e kanë parasysh se për kë e kam. Unë nuk e kam problem imitimin sepse imitimi është pjesë e anës sonë publike.

Moderatorja: Po të pyes edhe në kuadrin që unë jam vetë një imituese, dua të di çfarë nuk të pëlqen…

….

Eni Çobani: Nëse ju imituat Znj.Topalli, unë nuk kam parë në asnjë moment që ju keni shpërfytyruar look-un e saj, apo të keni shpërfytyruar gjuhën e saj. Pra ju jeni munduar që juve brenda parametrave të imitimit që sjell edhe pak ilaritet dhe të qeshura sigurisht…

Moderatorja: Sjell pak grotesk..

Eni Çobani: Sigurisht…sepse ju për atë e bëni. Ju keni ruajtur denjësisht figurën e zonjës dhe unë them që ky ka qenë një element shumë për t’u lavdëruar te ju. Çfarë ka ndodhur me profilin tim? Të cilin ai që e bën, mban përgjegjësinë e tij, unë nuk e di se si mundet ta quajë veten artist një njeri që shpërfytyron një njeri po prapë të mediave. Nxjerrja e një figure të pavërtetë, bashkimi i një tjetër figure brenda meje, të cilën edhe këtë e kam nga kolegët e tij, pra unë nuk e di faktin, bën që të sjellë te mua ndjenjën e asaj për të cilën unë artin më pas nuk duhet ta shoh dhe nuk duhet ta hap dhe ta dëgjoj këtë gjë sepse realisht nuk është e vërteta. Pra më imito dhe unë do të vij, të të përqafoj dhe të jem dhe në krahun tuaj, të bëjmë të dy për të qeshur sepse këto gjëra janë dhe formate të botës së qytetëruar, nuk i bëjmë ne për herë të parë, por jo ti të shpërfytyrosh figurën time!

Këtë gjë unë nuk mund ta lejoj. Sigurisht unë jam njeri i ligjit dhe më është dashur që unë të përballoj edhe një realitet të miqve të mi që thonë:   ”Eni për ç’arsye ti nuk vazhdon të gjesh të drejtën tënde se ky njeri po shpërfytyron fugura!” Dhe unë kam thënë ”Më fal” vetëm një një më vjen mirë që atij njeriu po i jap të drejtën që të hajë bukë! (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: Agron Llakajeni cobaniimitim
Pas

Vlorë/ Bllokohet gomonia për shkelje të sigurisë, policia: Do vendoset gjobë

Para

Si e imiton Agron Llakaj Eni Çobanin(VIDEO)

Para
Si e imiton Agron Llakaj Eni Çobanin(VIDEO)

Si e imiton Agron Llakaj Eni Çobanin(VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarret në Vend: 4 vatra ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët: Shkak punimet në Drilon dhe mungesa e parkimit

Leandro Paredes ‘hap zemrën’: Messi nuk më foli për tre muaj

Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe në Kosovë, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

Itali/Shqiptari i dënuar për vrasje arrestohet me 11 kg kokainë dhe armë zjarri

SHBA reagon për vrasjen e palestinezo-amerikanit: Ambasadori kërkon hetim të thelluar

Vlorë/parakalime të rrezikshme, gjobiten me 100 mijë lekë dy shoferë

Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur

Rusia bombardon Pavlohradin: shkatërrohet fabrika dhe stacioni i zjarrfikësve

Athinë: arrestohet shqiptari i dyshuar si vrasës me pagesë, punonte për mafian turke

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.