Aktori Laert Vasili i ftuar në emisionin “360 Gradë” tha se “ndjen keqardhje” për kryeministrin Edi Rama, për vetminë që e shoqëron në postin që ka.
Laert Vasili: Mua më vjen shumë keq për Ramën. Është vetmi e madhe aty lart. Askush përballë që të mund të konfrontohet. Unë mendoj që duhet të jetë titulli a duhet të pranojmë superfuqinë e Lulit. Është Luli që ja ka bërë këtë dhuratë. Është opozita duke u larguar që ja ka bërë këtë dhuratë. Është opozita që po vendos të ulet në tryezën e bisedimeve.
Veleshnja: E the ti Laert këtë? Kjo meriton një super big up vëlla.
Vasili: Po dalin të gjithë parashikimet. Në momentin që Luli do, do të ulet opozita në tryezën e bisedimeve, kur Luli do, do dalin qytetarët me molotov. Kur Luli nuk do, nuk do bëhet asgjë. Deri kur do të durojmë superfuqinë e Lulit.