Pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester Arena, ku 22 persona humbën jetën dhe 119 të tjerë mbetën të plagosur, këngëtarja Miley Cyrus i ka ofruar mbështetjen koleges së saj Ariana Grande, pasi e gjitha kjo ngjarje tragjike ndodhi gjatë koncertit të saj në “Dangerous Women”.
“Duke uruar që unë të mund t’i jepja shoqes time Ariana Grande një përqafim të madh të madh tani …Të dua, dua dua… Më vjen shumë keq që t’u desh të ishe pjesë e një ngjarjeje të tillë tragjike! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për këdo dhe për të gjithë të prekurit nga ky sulm i tmerrshëm! E gjitha çfarë unë mund të bëj është të dërgoj sa më shumë SHPRESE & PAQE në rrugën tuaj! Kjo DUHET të përfundojë! Jo më luftë …. jo më jetë të pafajshme të marra padrejtësisht”, shkruan Miley në instagramin e saj, ku ka publikuar edhe një foto me mikeshën Ariana Grande.
Sulmi tragjik, ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande, e cila ka folur për herë të parë pas tragjedisë në një postim në tëiter, ku është shprehur se ndihet zemërthyer.
“Zemërthyer. Nga thellësia e zemrës sime, më vjen shumë keq. Nuk kam fjalë”, ka shkruar këngëtarja në tëitter-in e saj.
Ndërkaq, turin e rëndësishëm të saj në mbarë Europën, ku fillimisht vizitoi Londrën para koncerteve në Belgjikë, Poloni dhe Gjermani, Ariana Grande e ka pezulluar si shenjë solidarizimi ndaj kësaj humbjeje të madhe. (D.D/Shuplaka)