17:24 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Më vonë do të telefonojë se ka ardh ai kushëriri im të pimë ndonjë kafe”, ZBARDHEN kodet e rrjetit të prostitucionit

08:23 | 19/04/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”TOKA JONË”, në Milano arrestohet grupi shqiptar. Kokainë dhe prostituta në rrugë që vinin nga Shqipëria

Rrjetet e prostitucionit në mënyë që të funksionojnë shpeshherë përdorin edhe kodet e tyre në mënyrë që të mos dekospirohen.

Përfshirja në “shërbimet” e seksit me pagesë në kryeqytet u ka kushtuar nga një dënim me nga 7 vjet e 6 muaj burg tre taksistëve.

Sipas Gjykatës së Tiranës, tre taksistët, një prej të cilëve punonjës policie, kanë kryer dërgimin e disa prostitutave “luksi” te klientët e tyre nëpër hotele të ndryshme, kanë ndërmjetësuar gjetjen e klientëve, si edhe kanë përfituar përqindje lekësh.

Në vendimin e shpallur më 4 prill 2017, të pandehurit Franko Alidervishi, Eglantin Kapo dhe Engjëll Ylli u shpallën fajtorë për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”. Ata u arrestuan nga një operacion i finalizuar në tetor të vitit 2015, pas një hetimi disamujor ndaj disa personave të angazhuar në shfrytëzimin e prostitucionit në kryeqytet, shkruan “Panorama”.

Ata u gjykuan të veçuar nga dy prostituta dhe dy klientët e tyre të arrestuar gjatë të njëjtit operacion policor. Gjatë gjykimit, të tre të pandehurit kanë mohuar akuzën dhe kanë kërkuar pafajësi. Ata kanë pohuar se kanë kryer vetëm punën e taksistit dhe se nuk kanë pasur dijeni mbi veprimtarinë e jashtëligjshme që kryenin vajzat që kishin si kliente në taksitë e tyre.

“Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se dy të pandehurit, Franko Alidervishi dhe Eglantin Kapo, kanë ndërmjetësuar të pandehurat Silvana N. dhe Xheje D., në disa raste, me persona të ndryshëm për prostitucion. Ndërsa i pandehuri Engjëll Ylli ka bashkëpunuar me shtetasen Silvana N. në disa raste, gjatë kohës që kjo e fundit ushtronte vetë, apo së bashku me të pandehurat e tjera prostitucion.

Për këtë shërbim, të pandehurit janë paguar nga këto shtetase nga shumat që përfitonin për ushtrimin e prostitucionit”, arsyetonte Gjykata e Tiranës.

Një nga provat kryesore të gjykatës kanë qenë deklarimet e vajzave të përfshira në prostitucion, të cilat kanë rrëfyer emrat e taksistëve me të cilët lëviznin nëpër Tiranë, si edhe përgjimet e komunikimeve telefonike mes tyre.

Një nga bisedat e transkriptuara ishte ajo mes numrit 06…431 që u përket Xheje D., ku ajo është telefonuar nga i pandehurit Franko Alidervishi, i cili i kërkon asaj të shkojë të pijë një kafe te stadiumi “Dinamo”.

Sipas gjykatës, telefonuesi nuk është vetë i pandehuri Franko, por një person tjetër, të cilit ai i ka vënë në dispozicion numrin e Xhejes, ndërsa Franko është taksisti.

Në një tjetër përgjim, të analizuar nga gjykata, më 15 janar 2016, e pandehura Xheje është telefonuar nga i pandehuri Franko, i cili i thotë se “… më vonë do të telefonojë se ka ardh ai kushëriri im të pimë ndonjë kafe”. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: prostitutarrjet prostitucioni
Pas

FMN e palëkundur në parashikimin për Shqipërinë, rritje 3.7% në 2017-ën, më e larta në rajon

Para

“Si e ëma e Zeqos në majë të gomarit”, “Je në terezi apo sheh dritën e çadrës e s’di ç’flet”, batutat e Ramës me komentuesit në orët e vona

Para
Komentuesi: Ka filluar të të pëlqejë peshku. Rama: Po ti ku e pe apo…

“Si e ëma e Zeqos në majë të gomarit”, “Je në terezi apo sheh dritën e çadrës e s’di ç’flet”, batutat e Ramës me komentuesit në orët e vona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Degradimi i mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë, arrestohen 17 persona në Kosovë

Shtohen fluturimet jashtë vendit për pushime, vendet fqinje mbeten të preferuara

Berisha takon eurodeputetin Michael Gahler: Zgjedhjet e 11 majit, farsë elektorale me përfshirje kriminale

Pelegrinët myslimanë fillojnë ritualet fetare në Mekë

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

Osmani pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas

Kolapsi i koalicionit të djathtë, Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Mbipopullohen… burgjet/ Suedia dërgon 600 të dënuar për krime të rënda në Estoni

U godit nga pllaka metalike, plagoset punëtori i Uzinës së Ferrokromit në Elbasan (Emri)

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha takon Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.