Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në rrethana misterioze në rrugët e Britanisë. 21-vjeçari i quajtur Shkëlzen Dauti, u gjet në mes të rrugës në Gilpin Close, Southampton, Hampshire, rreth orës 01:00 të së shtunës, dhe me një vrimë në gjoks.
I njohur ndryshe si Genny, i riu nuk arriti dot të mbijetonte, edhe pse e dërguan me urgjencë në spital dhe mjekët bënë të pamundurën për ta shpëtuar.
Pavarësisht se policia ka kryer të gjitha hetimet e nevojshme, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorëve.
“Ne duam që të dëgjojmë nga të gjithë ata që mund të na ndihmojë të ndërtojmë një kuptim më të mirë për jetën Genny në Southampton, dhe në veçanti, të gjithë ata që e panë Genny gjatë të premten në orët e para të së shtunës.”, tha një zëdhënës i polisë. (D.D/Shuplaka)