Një biznesmen nga Saranda kërkon mbështetjen e opozitës në atë që ai e cilëson si goditje që i vjen nga segmente të korruptuara në Bashkinë Sarandë pasi në lokalin e tij po i prishet një pjesë muri nga ana e bashkisë.
Gjatë aksionit për prishjen e murit në bulevard kalonte rastësisht edhe deputetja Grida Duma, të cilës biznesmeni i shprehu ankesën, por e cila u largua duke i thënë se do ta shqyrtojmë rastin tuaj, shkruan Saranda Web. Po kështu gjatë momentit që biznesmeni po i bërtiste kreut të PD-së Sarandë ka ndërrhyrë Grida për ta qetësuar bisnesmenin.
Ai nuk ka ngurruar të ngrejë edhe akuza të rënda ndaj kreut të PD-së Sarandë, dhe e cilëson si person i kapur dhe në shërbim të pushtetit.
“Këtu nuk funksionon demokracia, kjo është ideja. Unë kam qenë në protestë. Kemi gjobë 5 milionë lekë vetëm nga puna e protestës. I kam thënë kryetarit të PD-së në Srandë po nuk ka bërë asgjë, është i lidhur me të gjithë këta bashkë. Kemi qenë bashkë në protestë, ti duhet të ishe këtu. Kemi ca punë bashkë ne edhe në Tiranë.”, shprehet biznesmeni. (J.V/Shuplaka)