Temat aktuale që po diskutohen sa i përket zgjimit të konflikte në Ballkan janë aktualisht në qendër të vëmendjes. Për të folur mbi rolin e faktorit shqiptar në Ballkan dhe shpërthimin e një konflikti të mundshëm në Bosnjë, në emisionin “Me Xaxhiun” në Fax News kanë qenë të ftuar analisti Ilir Kalemi dhe profesori nga Kosova Fadil Maloku i cili ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë me skype.
Në deklaratat e tyre gjatë emisionit të dy analistët kanë rënë dakord lidhur me faktin se faktori shqiptar në Ballkan kishte pasur një rol të paprecedentë pasi aktualisht po mbante në këmbë disa qeveri në vend të Ballkanit si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Por ndër të tjera, nga analisti Fadil Maloku është bërë e qartë edhe se Tirana Zyrtare nuk po mban qëndrimin korrekt ndaj interesave të botës shqiptare dhe në argument e sipër, analisti është shprehur se qendra duhej vendosur në Prishtinë duke qenë se në Kosovë vazhdimisht prodhohen ide dhe teori për shqiptarizmin në Ballkan.
Pjesë nga deklaratat e të ftuarve:
A mund të shohim ne mundësinë e një konflikti të ri që mund të nxitet nga lëvizjet e njëanshme politike e paplanifikuar në rajon?
Fadil Maloku: Fakti që Serbia në një mënyrë nuk e ka njohur ende Kosovën dhe fakti që në Bosnje nuk ka një kohezion midis tre etniteteve kryesore, tregon që ka një mundësi për luftë në rajonin e Ballkanit. Unë kujtoj që Serbia po kalkulon se ka ardhur koha që në një mënyrë apo në një tjetër të masë pulsing e SHBA-ve.
Ilir Kalemi: Pse shqiptarët kanë një rol të paprecedentë në rajon? Ssepse jo vetëm shqiptarët kanë kontribuar së fundmi jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoninë e Veriut kanë pasur një rol vendimtar sa i përket marrëveshjes së Prespës dhe shqiptarët kanë luajtur rol në shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi. Gjithashtu janë shqiptarët të cilët po mbajnë në këmbë qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu në Maliësi është një shqiptar I vetëm që po mban në pushtet një qeveri në Mal të Zi.
Maloku: Bota shqiptare mendohet se ka Tiranën si qendër jo Shkupin dhe Prishtinën. Por kjo Tirana duket sikur është në gjumë dhe njëkohësisht po merr vendime absurd që nuk shkojnë me interest e botës shqiptare. Këtu kemi rastin e Open Balkan. Për mendimin tim, Tirana nuk e ka luajtur rolin si nënë në dekadat e fundit. Pra duhet që të bëhet Prishtina qendër. Mos harrojmë që ajka e shqiptarisë ende ekziston dhe prodhohet në Kosovë.