Deputetja dhe shkrimtarja, Flutura Açka ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun”, për të folur për librin e parë të shkrimtares Rezarta Reçi, të titulluar “Kolonë Zanore”.
Libri Kolonë Zanore është publikuar nga shtëpia botuese e Flutura Açkës. Kjo e fundit ka treguar arsyet përse botuesi i saj ka marrë përsipër librin e Reçit.
Açka thotë se botuesi e njeh rrugëtimin e Rezartës nga fillimi dhe beson te ndjeshmëria që përcjell ajo.
“Librin e Rezartës nuk e kam kaluar në dorën time. Unë kam qenë në rolin e lexuesit. Librin e ka punuar botuesi. Botuesi e njeh rrugëtimin e Rezartës, profilin e saj dhe beson te ndjeshmëria që përcjell ajo. Ka qenë i bindur është libër që meriton vëmendje. Duke menduar natyren e Rezartës, e kujdesshme , dhe brenda tekstit kishte një anë të panjohur të Rezartës. Ky libër është befasi për gjeneratën e Rezartës“, tha Açka.
Ndër të tjera, shkrimtarja Açka thotë se jo gjithmonë shitjet janë tregues i rëndësishëm, por më e rëndësishme është sa shkrimtari e afron lexuesin.
“Në këtë rast Rezarta vetëm na ka pohuar në këtë libër. Edhe në kohëra kaq të vështira ka dhënë një provë të fortë. Mesa kam dëgjuar nga botuesi është libër i kërkuar. Ndonjehrë shitjet nuk janë tregues i rëndësishëm. E rëndësishme është sa të do dhe sa të afron lexuesi. Rezarta e ka fituar dhe e ka kapërcyer këtë urë të fortë me lexuesin”, deklaroi ajo.
Kolona Zanore është një roman që guxon të trajtojë seksin dhe dashurinë pa maska, të zhveshur, pas asnjë filtër. Ky roman guxon të shnenjtërojë seksin njësoj siç bëri dikur Bukovski në romanin e tij.
(E.H/Faxweb.al)