Është zbuluar një tjetër i dyshuar për bombat e shënuara një ditë më parë në metronë e qytetit të dytë më të madh në Rusi. Shërbimi Sekret i Kirgistanit ka bërë me dije se i dyshuari ka lindur në këtë qytet, i cili ka marrë shtetësinë ruse.
Po të njëjtat shërbime shprehen se bombëvënësi quhej Akbarzhon Jalilov, lindur në Osh në 1995. Por ka njoftime kontradiktore nësi ai ishte një sulmues vetëvrasës.
Në fotot e siguruara, ai shihet me xhup të kuq, kapuç e syze dhe që mban një çantë në shpinë.
Një ditë më parë, u bënë me dije dyshimet për një burrë që dyshohet se është autori i sulmit. Ende i paidentifikuar, në fotot e siguruara, ai shfaqej me mjekër dhe i veshur me të zeza.
Për shumë vite, Rusia ka pësuar sulme të shpeshta terroriste nga grupet islamike me bazë në Kaukazin e Veriut, duke përfshirë shpërthimet në metronë e Moskës në vitin 2010. Megjithatë, pasi një sulmues vetëvrasës goditi në aeroportin Domodedovo në janar 2011, sulmet kanë qenë kryesisht të kufizuara në Kaukazin e Veriut.
(XH.A/SHUPLAKA)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/04/dyshuarii.jpg)