09:31 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Me zë dhe me figurë/ Sot iu çon fadromat te dera e shtëpisë, ç’iu premtonte Edi Rama banorëve të Astirit në fushatë

14:55 | 18/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me zë dhe me figurë/ Sot iu çon fadromat te dera e shtëpisë, ç’iu premtonte Edi Rama banorëve të Astirit në fushatë

Prej më shumë se 15-ditësh qindra banorë të zonës së Astirit në kryeqytet janë duke protestuar çdo ditë në mbrojtje të banesave të tyre që prishen nga projekti i Unazës së Madhe.

Derimë tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka denjuar që ti presë ata në takim, ndërsa ca më tej kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i quajti shpellarë të gjithë ata që kundërshtojnë projektin e Unazës.

Po ashtu siç kanë theksuar vetë banorët në intervistat e tyre dhënë për Fax News, shtrohet pyetja se ku ka qenë shteti përgjatë gjithë kësaj kohe kur ata ishin duke ndërtuar?

Ka qenë aty dhe nuk ka ndërhyrë, madje ca më tej, në çdo dy vjet kur ka pasur fushatë elektorale, iu kanë premtuar dhe legalizimet.

Kështu kryeministri Edi Rama, në kohën kur i vlente çdo votë, pasi ishte në opozitë në 2013-tën, në një takim me banorët e kësaj zone është shprehur se kishte marrë angazhimin maksimal që çdo banesë të legalizohej.

“Kështu që kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin. Do bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është vetëm puna e legalizimit që mos të prishet shtëpia, se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak”, janë fjalët që kryeministri Rama përdorte asokohe.

Ndërkohë që së fundi në një emision televiziv Rama është shprehur se ligjet janë të qarta dhe shtëpitë duhet të prishen.

“Ligjet janë të qarta, patjetër ka familja ka biznese kudo ka pasur kudo ka prevaluar interesi publik, për ata që kanë pronën të ligjshme ka kompensim sipas ligjit, ata që se kanë u jepet nga paratë e taksapaguesve një bonus qiraje për tre vite, për tre vite i paguan shteti qiranë derisa të gjejnë strehim. Shtëpia që u prishen është e paligjshme”, janë fjalët e Ramës.

Natyrshëm lind pyetja se cilin nga Edi Ramat duhet të besojnë qytetarët, atë që iu premtonte legalizimet për votat, apo këtë të dytin që do t’i hedhë në rrugë, duke i lënë në mëshirë të fatit, sa kohë që të gjithë mundin e tyre e kanë pasur të fokusuar në ndërtimin e banesave?!

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Pas

Shumë serioze punët! Alfio dhe Fatma kalojnë fundjavë familjare

Para

Tërmeti trondit Italinë, banorët në panik, lëkunden disa qytete

Para
Tërmeti trondit Italinë, banorët në panik, lëkunden disa qytete

Tërmeti trondit Italinë, banorët në panik, lëkunden disa qytete

Discussion about this post

 



Të Fundit

22 të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarfe”, Noka: Fleta ndodhet në Angli dhe vota u numërua nga Balla në Tiranë

Lufta në Gaza/ Izraeli bombardon ndihmat humanitare, 30 të vrarë dhe 120 të plagosur! Autoritetet: Kurthe masive vdekjeje!

FOTO/ Këta janë vëllezërit Kaza që u vranë brenda vitit nga gjakmarrja. Martin Kaza i dënuar me 22 vite burg, vrau në 1997 dy vëllezërit Gjini

Media britanike “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.