17:50 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Më zuri gjumi’ / Shkaktoi tragjedinë në Kroaci, arrestohet shoferi që drejtonte autobusin me kosovarë që kthehej nga Gjermania (DËSHMIA)

14:14 | 25/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedi në Kroaci: Aksidentohet autobusi që vinte nga Frankfurti në Kosovë, 10 të vdekur dhe 30 të plagosur!

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic, ka thënë se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes, ndërsa bën me dije se ai është arrestuar pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani,” tha Pranjiç

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë,” shtoi më tej Pranjiç.

Përditësimi i situatës:

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh kanë shkuar në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur.

“69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë u përfshinë në aksident. 15 persona u plagosën rëndë”, tha Berosh.

“Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u lëndua rëndë”, theksoi më tej ministri kroat, i cili shtoi se në terren ishin përfshirë shpejt 6 ekipe të ndihmës së shpejtë.

Ndërkohë, kreu kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut tha se në autobus kishte edhe fëmijë.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samardzhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur, ndërsa ai i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, po qëndron në stacionin rajonal të Policisë.

Pas

Aksidenti tragjik në Kroaci / Reagon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe jep përditësimin më të fundit të numrit të viktimave dhe të plagosurve

Para

Të pandashëm nga njëri – tjetri / Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi sërish bashkë, këtë herë në SHBA. Lobisti i njohur libanez ‘i tradhëton’ duke i nxjerrë FOTOT

Para
Të pandashëm nga njëri – tjetri / Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi sërish bashkë, këtë herë në SHBA. Lobisti i njohur libanez ‘i tradhëton’ duke i nxjerrë FOTOT

Të pandashëm nga njëri - tjetri / Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi sërish bashkë, këtë herë në SHBA. Lobisti i njohur libanez 'i tradhëton' duke i nxjerrë FOTOT

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Edi Rama fitore historike!” Mediat greke shkruajnë për zgjedhjet e 11 majit: PS drejt mandatit të katërt!

KAS i hapi rrugë numërimit të votave të Greqisë, PD: Të veçohen dhe të numërohen pas verifikimeve

Finalizohet në Shqipëri operacioni ndërkombëtar “Platforma” kundër mashtrimeve online, sekuestrohen 40 mijë euro dhe pajisje teknologjike

Zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Bashkimi Europian

PS drejt 200 mijë votave në Qarkun e Tiranës, PD-së i rrezikohet mandati i 14-të.

Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad Dodikut

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

Gjermania arreston të vetëshpallurin ‘mbret’, ndalon grupin e tij ekstremist

Presidenti Zelenskyy: Trump ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin në Turqi

Incident në qendrën e votimit në Tiranë/ Shpallen të pavlefshme disa fletë votimi, ndërhyn policia, u kërkon vëzhguesve të dalin jashtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.