Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe njëherë tjetër medaljen e Artë, këtë radhë në Paris.
Në finalen e “Grand Slamit”, xhudistja kosovare u përball me japonezen Natsumi Tsunoda dhe triumfoi.
Por kjo nuk është e vetmja medalje për Kosovën pasi xhudistja Distria Krasniqi fitoi atë të bronztën. Krasniqi fitoi ndaj francezes Astride Gneto me Ippon.
Edhe Federata Ndërkombtare e Xhudos, reagon për fitoren e Kelmendit nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Fituesja e Lojërave Olimpike, Kelmendi, ka vazhduar dominimin e saj të pabesueshëm në kategorinë deri në 52 kg, duke fituar sërish në Grand Slamin e Parisit. Ajo triumfoi ndaj japonezes, Tsunoda, për të fituar të artën.”, shkruan IJF. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1095″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.youtube.com/watch?v=yK_a7o2Rw9I&feature=youtu.be